Ejup Ganic: Serbia po destabilizon Bosnjën

Anëtari i kryesisë së Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ejup Ganic, i cili nga Serbia akuzohet për krime të luftës, theksoi se Bosnja sa më shpejtë duhet të alarmojë Bashkimin Evropian se Serbia, me lëshimin e flet-arresteve kundër shtetasve boshnjakë po tenton ta destabilizojë këtë vend.
Ai theksoi se gjenerali në pension, Jovan Divjak, të cilin gjykata në Austri refuzoi t’ia dorëzojë Beogradit, është arrestuar në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.
“Serbia ka lëshuar flet-arreste ndaj 19 prej nesh. Shteti ynë, respektivisht atë që kemi prej shtetit, respektivisht kryesia e Bosnjës, ministria e Brendshme, ajo e Jashtme, duhet të ulën me Komisarin e BE-së për siguri dhe përfaqësuesit e Interpolit, për t’iu qartësuar atyre se të gjithë ata, të cilët e kanë mbrojtur Bosnjën, për Serbinë janë kriminelë”, tha Ganic.
Ai më tutje theksoi se është kjo një metodë e luftës speciale, të cilën Serbia po e përdorë në kohë të paqes.
Ai deklaroi se në lidhje me këtë çështje duhet të reagojë edhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Intzko.