Yunis nuk u vra për tradhti

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 14:30
Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzitor tha se shefi ushtarak i kryengritësve ishte arrestuar për hetime, pas ankesave për keq-menaxhim të forcave të tij dhe ishte vrarë ndërsa po transportohej në një vend më të sigurt.
Mustafa Abdul-Jelili ka hedhur poshtë raportet e mëhershme se Abdel-Fatah Yunis është vrarë për tradhti nga forcat e Al Qaedes.
Ai u tha gazetarëve se një komision është duke hetuar rrethanat e vdekjes së Yunisit, por vrasësit sipas tij nuk janë identifikuar ende.
Yunis ka qenë ish-ministër i Libisë, i cili kaloi në anën e kryengritësve në muajin shkurt.
Ai u vra të enjten së bashku me dy ndihmës të tij, pasi që u thirr në Bengazi për t’u marrë në pyetje.