E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleance ne monopol

Banka Qendrore ka dale ne mbrojtje te kompanive te sigurimeve te cilat kane bere marreveshje te fshehte per t146iu vene takse fikse veturave te huaja qe hyjne ne Kosove. Kjo sipas mergimtareve eshte plackitje. BQK po lejon keto kompani qe te vazhdojne me kete tarife unike edhe pse Komisioni per Konkurrence e ka cilesuar si monopol dhe ka kohe qe e ka ndaluar si aktivitet. Nga Agon Sinanaj me 26 nentor 2010 ne ora 0841

Eshte e ndaluar qe ndonje kompani sigurimi ne menyre individuale te shese polisen kufitare nga auto-pergjegjesia. Kjo pike e rregullit 3 te Bankes Qendrore mbi sigurimin e detyrueshem nga auto-pergjegjesia ka kohe qe eshte anuluar nga Komisioni per Konkurrence per monopol.

Megjithekete Banka Qendrore e Kosoves vazhdon ta mbaje gjalle kete marreveshje ndonese e njejta eshte shfuqizuar nga nje organ shteteror te cilit i jep mandat Kuvendi i Kosoves. Te njejten marreveshje qe njihet si POOL Komisioni per Konkurrence e kishte anuluar me arsyetimin se ka monopol.

Kjo nga Komisioni eshte argumentuar me faktin se kompanite ishin bashkuar se bashku duke shitur polisen kufitare si nje te vetme dhe duke pamundesuar ne kete menyre konkurrencen mes tyre. Hetimet perfshinin dyshimet rreth menyres se caktimit te cmimit dhe shperndarjes se parave nga polisat kufitare.

Megjithate tash kur ka me shume se nje vit qe kur ky vendim eshte marre kreu i Komisionit per Konkurrence Osman Ejupi mbetet prapa tij por edhe i vetedijshem qe cuditerisht ende nuk ka gjetur zbatim.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›