Fillojne me Gashin
Police me maska dhe te armatosur jane pare paradite para Gjykates se Qarkut ne Prishtine. Keto masa te rrepta te sigurise kane vazhduar per me shume se dy ore derisa perfundoi seanca. Te enjten pritej konfirmimi i aktakuzes ndaj Fahredin Gashit i cili akuzohet se se bashku me Nazim Bllacen ne vitin 1999 kane vrare Sali Gashin nga Varigovci i Lipjanit.
Nderkohe djali dhe dy vajzat e te vrarit Sali Gashi ishin te pranishem ne seance si pale e demtuar. Ata pas 11 vjetesh prej qe kur ndodhi vrasja e pane nga afer personin qe supozohet se u ka vrare babane. Naten e 15 qershorit sipas aktakuzes se ngritur nga prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro viktima Sali Gashi ishte qelluar me automatik derisa ndodhej ne shtrat ne shtepine e tij. Sipas aktakuzes personat qe shtine mbi Sali Gashin ishin Fahredin Gashi dhe Nazim Bllaca.
E Fahredin Gashi qe ne ate kohe ishte ushtar i UCK-se u soll te enjten ne gjykatore me duar te lidhura kurse prangat iu hoqen vetem kur urdheroi gjyqtari i ceshtjes Klaus Jung.
Se bashku me te ne banken e te akuzuarve u ul edhe Hysri Rama edhe ky i perfolur ne CD-ne e 30 nentorit te vitit te kaluar te publikuar nga Nazim Bllaca.
Tahir Rrecaj dhe Kole Krasniqi avokate te te akuzuarit Fahredin Gashi u ankuan se nuk i kane te gjitha provat e prokurorise dhe vendimin se Nazim Bllaca eshte shpallur deshmitar bashkepunues. Andaj konfirmimi i aktakuzes qe pritej te behej te enjten u shty per nje dite tjeter.
Prokurori Salustro terhoqi verejtjen se mbrojta vetem deshiron te fitoje ne kohe sepse materialet ata mund t146i marrin menjehere.
Por mbrojtesit e Gashit thane se eshte e pamundur qe ta pranojne aktakuzen perderisa nuk i kane pare provat dhe vendimin.
E klienti i tyre Fahredin Gashi tha se e ka kuptuar aktakuzen por tha se eshte i pafajshem.
Njejte deklaroi edhe i akuzuari tjeter Hysri Rama.
Fahredin Gashi dhe Hysri Rama jane personat e pare ndaj te cileve eshte ngritur nje aktakuze lidhur me te ashtuquajturin 147Rasti Bllaca148.
Nderkohe Nazim Bllaca i cili qe nga viti i kaluar po mbahet ne arrest shtepiak ne nje paraqitje publike per media ka akuzuar veten dhe shume persona tjere si pjesetare te ish Sherbimit Informativ te Kosoves SHIK sipas te cilit ata kane kryer rreth 19 raste kriminale si vrasje tentim vrasje rrahje plackitje etj.
Ne CD e shperndare Bllaca permend edhe njerez te tjere ne mesin e te cileve edhe Azem Sylen ish-komandant i UCK-se dhe zyrtar i larte ne Partine Demokratike te Kosoves.
Aktakuza
Fahredin Gashi 1969 i njohur me nofken 147Faruk148 akuzohet per krime lufte ndaj popullates civile sepse ne bashkeveprim me Nazim Bllacen ne cilesine e pjesetareve te UCK-se kane hyre ne shtepine e Salih Gashit ne Varigovc te Lipjanit dhe e kane vrare ate duke e qelluar me arme automatike me 15 qershor te vitit 1999.
Personi tjeter i perfshire ne kete aktakuze Hysri Rama 1973 akuzohet per dhenie te ndihmes kryeresve pas kryerjes se veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit per te shmangur zbulimin duke ia dhene babait te Fahredin Gashit nje deklarate te nenshkruar ne te cilen i pandehuri Rama ne menyre te falsifikuar ka thene se Nazim Bllaca me 2009 i kishte thene atij se Fahredin Gashi nuk kishte te bente asgje me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetem per te nxjerre para prej tij.