Kredia, 347 miliardë për bizneset
25/07/2011 Përfituan ndërtimi, industria dhe tregtia. Pritet rritje e interesave në tremujorin e dytë 2011
Individët përdorën 102 miliardë lekë kredi për pasuri të paluajtshme
Bizneset kanë përfituar më shumë se 347 miliardë lekë kredi deri në fund të muajit maj nga sektori bankar, ndërsa kredia për individët ka qenë rreth 146 miliardë lekë. Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se ritmi i kredidhënies ka qenë gjithmonë në rritje, por ka pasur ngadalësim të numrit të kredive dhe shumave të dhëna. Më konkretisht bizneset që operojnë në ndërtim, tregti dhje industria kanë përfituar pjesën më të madhe të kredisë së akorduar nga bankat e nivelit të dytë.
Kredidhënia
Deri në fund të muajit maj bankat dhanë më shumë se 146 miliardë lekë kredi për individët, por pjesa më e madhe është sërish në valutë. Vetëm rreth 62 miliardë lekë janë kredi në monedhën vendase. Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, pjesa më e madhe e kredisë së marrë nga individët përdoret për blerjen e pasurive të paluajtshme. Kështu, rreth 102 miliardë janë përdorur për blerje apartamentesh, trojesh apo lloje të tera pasurish të paluajtshme. Të dhënat tregojnë se rënie individët kanë kërkuar më pak kredi për të ushtruar apo hapur aktivitet biznesi. Për sa i përket normave të interesit, ato për kreditë e reja variojnë nga 10.4 deri në mbi 22 për qind. Banka e Shqipërisë analizon se bizneset kanë përfituar gjatë tremujorit të parë kredi në shuma më të mëdha dhe përgjithësisht për kapital qarkullues apo financim të inventarëve. Edhe për individët, sikurse për bizneset, standardet kredituese janë lehtësuar në tremujorin e parë 2011, por ky lehtësim ka qenë më i ngadaltë se tremujorin e katërt të 2010-ës. Por, në anën tjetër, në politikën shtrënguese të kredive për individët kanë qenë një sërë faktorësh që kanë ndikuar. “Ulja e maturitetit maksimal të kredisë, ulja e raportit këst ndaj të ardhurave, ulja e madhësisë së kredisë, si dhe rritja e kërkesës për kolateral u përdorën për zbatimin e një politike shtrënguese të standardeve të kredisë për individët”, - thuhet në raport. Parashikimet e ekspertëve për kredinë e individëve janë pozitive lidhur me lehtësimin e kushteve të kreditimit për blerjen e banesave.
Pritet frenim i kreditimit
Raporti i Bankës së Shqipërisë vëren se për tremujorin e dytë të vitit 2011, ekspertët e bankave presin një frenim të aktivitetit kreditues në lekë dhe në valutë dhe një rritje të interesit. “Balancat përkatëse edhe pse ende në nivel pozitiv, shënuan rënie respektivisht me rreth 23.3 dhe 15.3 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ekspertët e bankave sinjalizojnë për rritje të normave të interesit të aplikuara mbi kreditë që do të akordohen në tremujorin e dytë të vitit 2011”, - thuhet në raportin e BSH-së. Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar për tremujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e kreditimit në vend ka theksuar tendencën e një rritjeje të lehtësimit të standardeve të kredisë si për bizneset, ashtu dhe për individët. Ndërkaq, në anën shtrënguese kanë ndikuar kreditë me probleme dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.