Aleatet: Zgjedhje te reja per te vendosur demokracise
Ne tre vjetorin e tragjedise se Gerdecit, aleatet e Partise Socialiste kane kerkuar zgjedhje te reja dhe vendosjen e demokracise e drejtesise ne vend. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh ne fjalen e tij se kjo proteste eshte ne emer te drejtesise dhe largimit te nje qeverie te korruptuar. "Sot eshte nje dite perkujtimore e trishtuar per te gjithe shqiptaret sepse humben ne menyre tragjike 26 jete njerezish te pafajshem, qytetaret te cilet aspironin te jetonin ne paqe dhe qetesi. Por regjimi i cili konsiderohet vrastar, ku pasurine ta ndertoje mbi gjakun e shqiptareve. Edhe Shqiperia ka cunamin e saj dhe Gerdeci eshte nje cunam dhe kjo eshte fatkeqesi e madhe",-tha Milo. Nderkohe qe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka theksuar se vetem zgjedhjet e reja politike do te mund te sjellin drejtesine ne vend ndaj kesaj ngjarje te rende. "Interesat e shqiptareve, i mbrojne vete shqiptaret. Demokracine e kemi marre persiper ti mbrojme vete ne. Ne kerkojme zgjedhjet te lira, drejtesi dhe demokraci e tipit perendimor e cila nuk ekziston ne Shqiperi",-tha Ngjela. Kreu i PDL-se u shpreh ne fjalen e tij, se opozita ndodhet ne vendin ku humben jeten 26 persona per te kerkuar drejtesi dhe per t'i kthyer dinjitetin ketij vendi.