Topi: Zvarritja e procesit, e papranueshme
Vendosja e drejtesise per tragjedine e Gerdecit eshte nje proces qe do t'u ktheje qytetareve besimin te drejtesia. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje Presidenti Bamir Topi gjate takimit te zhvilluar me Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Zyren e Jashtme te Mbreterise se Bashkuar, Daniel Fearn. Ne tre vjetorin e tragjedise se Gerdecit, Topi theksoi rolin e institucioneve te pavarura kushtetuese dhe konsolidimin e shtetit te se drejtes, sidomos duke pasur parasysh trevjetorin e tragjedise se Gerdecit dhe "zvarritjen e papranueshme te procesit gjyqesor te saj", ne menyre qe "qytetareve shqiptare t'u rikthehet plotesisht besimi tek drejtesia". Me pas, ai vuri ne dukje marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne mes Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e madhe e te vazhdueshme qe i eshte dhene vendit dhe popullit tone nga "nje vend historikisht mik, aleat dhe nje partner strategjik" per perparimin e proceseve integruese euro-atlantike".