E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e PS Jo me mundesi Berishes

Aleatet e se majtes jane mbledhur ne seline e Partise Socialdemokrate ku kane diskutuar situaten politike ne vend. Ndersa nga selia e partise Socialiste vijojne ende apelet per pranimin e ofertes dhe zgjidhjen e krizes aleatet e selise roze mendojne se nuk i duhet dhene me asnje shans kryeministrit Sali berisha. Sipas tyre tani opozita duhet te punoje vetem me nje objektiv largimin e kesaj qeverie qe sipas Spartak Ngjeles nuk gezon me as besimin dhe mbeshtetjen e Europes.

NUk pranohet ne asnje sfere te monitorimit nderkombetar per korrupsionin dhe nderkohe ka krijuar nje pakenaqesi e cila ka kaluar ne urrejtje ne opinionin publik shqiptar. Ne e shikojme me shqetesim dhe kerkojme qe i gjithe opinioni publik ti pergjigjet ashper me protesta dhe cfaredo lloj mjeti deri ne rrezimin perfundimtar te nje qeverie te paligjshme. Nuk mund te kete asnje lloj kompromisi me nje kryeminister te paligjshem tha Spartak Ngjela.

Aleatet e majte jane shfaqur me radikale se PS ne qendrimet e tyre kundrejt pozicionit qe opozita duhet te mbaje ne raport me qeverine duke mbeshtetur linjen e protestave dhe cdo mjeti demokratik per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›