E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per vizat Fryt i progresit te qeverise

Kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Kucoves ka percjelle mesazhin se liberalizimi i vizave qe shume shpejt pritet te behet realitet per te gjithe shqiptaret eshte fryt i progresit te arritur ne saje te reformave te thella qe jane ndermarre.

Ky vendim eshte pergjigja e merituar qe Europa e qyteteruar i ben vleresimit te madh te reformave te qeverise. Eshte pergjigja e merituar ndaj te gjithe atyre qe me ngujime ne bulevardin e kombit me letra me shpifje dhe trillime per cdo gje qe kjo dite te mos vije. Ju fitoni lirine atyre u mbetet ligesia tha kryeministri Sali Berisha.

Kreu i ekzekutivit e beri kete deklarate perpara popullit te Kucoves duke ju premtuar njeherazi se qeveria qe ai drejton do ti mbeshtese ne projektet qe kane ndermarre nderkohe qe me ritme te shpejta pritet te fillojne nje sere investimesh ne infrastrukturen rrugore duke e ndihmuar kete zone por edhe ato perreth ne zhvillimin e tyre.

Do perfundojme rrugen Kozare-Fiershegan do ndertojme rrugen Kozare-Kucove si segment kryesor i boshtit te jugut dhe brenda vitit 2011 do te filloje segmenti perfundimtar i boshtit te jugut Berat-Tepelene tha Berisha.

Kryeministri Berisha ka marre pjese edhe ne inagurimin e shkolles Myrteza Kepi nje investim i qeverise me vlere 40 milione leke. Me pas ai eshte ndalur dhe ne kabinetin e informatikes ku ka zhvilluar nje bisede me nxenesit e kesaj shkolle.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›