Perplasen makinat tre persona humbin jeten ne rruge
TIRANE - Tre persona kane humbur jeten si pasoje e aksidenteve ne rruge. Burimet nga uniformat blu kane bere te ditur se viktimat jane shenuar ne Kruje dhe ne Lezhe. Sipas te dhenave nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur mesditen e djeshme ne Kruje. Ngjarja e rende ka ndodhur ne aksin rrugor qe lidh Krujen me Qafe-Shtamen. Vlash Laska ka qene duke ecur me motor ne momentin kur eshte perplasur nga nje kamion i tonazhit te larte. Menjehere atij i eshte dhene ndihma e pare nga vete drejtuesi i kamionit i cili e ka derguar ate ne spital por fatkeqesisht ai nuk ka mundur te jetoje si pasoje e plageve te marra. Po ne Kruje ka ndodhur nje tjeter aksident i rende. Nje automjet qe udhetonte nga Kruja per ne drejtim te Fushe-Krujes eshte permbysur duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te drejtuesit te automjetit. Dyshohet se shkak i ketij aksidenti tragjik ka qene shpejtesia e automjetit ndersa udhetonte ne fshatin Kamerras prane Fushe-Krujes.
Ndersa ne Lezhe nje 46-vjecar ka gjetur vdekjen dhe nje person tjeter eshte plagosur pasi automjeti me te cilin udhetonin eshte perplasur me nje kamion. Aksidenti i rende rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme ne superstraden Lezhe - Fushe-Kruje ku automjeti me targa LE 6466 A i cili drejtohet nga kryetari i komunes Kacinar ne rrethin e Mirdites Kastriot Ndoi eshte perplasur me nje kamion me targa LA 9852 A. Si pasoje e aksidentit eshte plagosur rende kryetari i komunes Kacinar Ndoi si dhe ka gjetur vdekjen Frrok Bilaci 46 vjec nga fshati Manat i Lezhes. Menjehere policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit Xhevair Muratin duke e marre ne pyetje per te sqaruar me tej rrethanat e aksidentit.
5 Nentor 2010