E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia kerkon miratimin e Marreveshjes per kufijte detare



Artan CENA
ATHINE - Athina zyrtare i rikthehet serish ceshtjes se kufijve detare marreveshje qe eshte lene pezull. Nje dite me pare zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke ka kerkuar nga Tirana zyrtare ratifikimin e shpejte te Marreveshjes per ujerat qe eshte firmosur mes paleve. Sipas zedhenesit te Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras dokumenti bazohet mbi te drejten nderkombetare. Sipas tij ceshtjen e nderlikoi vendimi i Gjykates Kushtetuese shqiptare por kerkon nderhyrjen e Tiranes qe te gjeje zgjidhje dhe te miratoje Marreveshjen ne Parlament. Ekspertet vendas vleresojne se dokumenti cenon integritetin territorial te Shqiperise duke i mundesuar Greqise nje pasuri natyrore nga e cila sigurohen miliarda dollare.
KERKESA
Qeveria greke i rikthehet ceshtjes se kufijve detare me Shqiperine dhe i ben apel Tiranes zyrtare te beje sa me shpejt ratifikimin e Marreveshjes qeveritare. Ministria e Jashtme greke deklaroi nje dite me pare se rrezimi qe i beri Gjykata Kushtetuese Marreveshjes eshte nje ceshtje qe i takon Tiranes ta zgjidhe. Sipas zedhenesit te Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras ratifikimi i Marreveshjes do ti hape rruge shfrytezimit te pasurive natyrore. Marreveshja per ujerat midis Shqiperise dhe Greqise eshte nje marreveshje e mire. Ajo eshte firmosur prej te dyja qeverive dhe eshte bazuar ne te drejten nderkombetare. Sic dihet ceshtja eshte komplikuar prej vendimit te Gjykates Kushtetuese shqiptare por ne mendojme se i takon Tiranes te gjeje zgjidhje per ratifikimin e kesaj marreveshjeje ne parlamentin e saj. Ne mendojme se ratifikimi i kesaj marreveshjeje i hap rruge shfrytezimit prej dy vendeve te pasurive natyrore qe ndodhen ne zone. Ashtu sic e ka pohuar edhe vete ministri i Jashtem shqiptar ratifikimi i kesaj marreveshjeje ndikon per mire ne rrugen europiane te Shqiperise - tha Delavekuras.
PASURITE DETARE
Qendrimi i Greqise duket se nuk ka ndryshuar edhe pse Athina zyrtare pak kohe me pare kishte deklaruar se do te respektoje vendimin e Gjykates pavaresisht se ky zhvillim nuk e ka kenaqur ate. Delavekuaras mohoi zerat se palet jane ne faze rinegocimi per termat e Marreveshjes edhe pse prej verifikimeve reale ne terren rezulton se Shqiperia humb nje siperfaqe te konsiderueshme territori detar pjese kjo qe sipas zbulimit te bere ndodhet nje rezerve nafte prej rreth 4 miliardesh fuci ndersa sasia e gazit natyror i kalon 1.5 miliarde metra kub.

Pakti detar shkeljet per te cilat u rrezua ne Kushtetuese
TIRANE - Ne mes te muajit prill te ketij viti Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj ne lidhje me Marreveshjen per kufijte detare. Ne vendimin voluminoz prej 46 faqesh Gjykata Kushtetuese argumenton me detaje se pse Marreveshja ishte e pabazuar ne ligjet shqiptare dhe nderkombetare. Gjykata u perqendrua te pikat e meposhtme a titulli dhe permbajtja e Marreveshjes si dhe nevoja e percaktimit te hapesirave detare respektive b zbatimi i parimit te baraslargesise strikte per ndarjen e hapesirave detare qe u perkasin te dyja vendeve c ndikimi i ishujve dhe masave shkembore ne percaktimin e hapesirave detare c mosparaqitjen e hartave analoge si pjese shoqeruese te marreveshjes.
Perkunder asaj qe ka pretenduar qeveria shqiptare se ne nuk kemi pasur kufij me Greqine Gjykata Kushtetuese deklaron se kufijte shteterore perfshi natyrshem edhe kufirin e Detit Territorial ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise kane ekzistuar dhe gjenden ne Protokollin e Firences dt. 27.01.1925 per Delimitimin e Kufirit Jugor te Republikes se Shqiperise. Aty nder te tjera thuhet se ...kufiri tokesor pret detin Jon ne gjirin e Ftelias sipas nje vije pingule me drejtimin e pergjithshem te bregut deri ne kufirin e ujerave territoriale.... Ndaj Gjykata Kushtetuese gjykon se duhet te ishin verifikuar vetem rastet e mbivendosjeve te pretenduara ose nevoja e saktesimit te ketij kufiri shteteror vijes se jashtme te Detit Territorial ne perputhje me dispozitat e Konventes se OKB-se mbi te Drejten e Detit.

Reagon Greqia
Dhunimi i varreve punetori OMONIA me pagoi per punen
TIRANE - I akuzuar per dhunimin e varreve ne Boboshtice 46-vjecari i vene ne hetim ka deklaruar se eshte paguar nga organizata OMONIA per te bere kete pune. Dje ka reaguar dhe Athina zyrtare me ane te zedhenesit te Ministrise se Jashtme. Ky i fundit ka denuar aktin e djegies se kurorave me lule. Punetori ndaj te cilit ka nisur ndjekja penale per dhunimin e varrezave te Boboshtices ka deklaruar para grupit hetimor se eshte porositur dhe paguar nga OMONIA per te kryer veprimet e ndertimit te shkallares dhe bazamentit prej betoni ne varrezat e Boboshtices. Burime te Prokurorise por edhe te Policise se Korces kane konfirmuar se Alqi Koroveshi ka thene gjate marrjes ne pyetje se eshte kontaktuar nga perfaqesues te OMONIA-s e cila do te kryente investimin ne varrezat e Boboshtices per ndertimin e rruges. Punetori nga fshati Polene ishte i vetmi qe u mor ne ndjekje penale nga policia pas verifikimeve te para ne lidhje me dhunimin e varrezave te Boboshtices. Prokuroria ka zgjeruar grupin hetimor dhe pritet te merren ne pyetje dhe te perfshihen nen hetim edhe perfaqesues te kesaj organizate. Vete punetori qe ka bere punimet ka refuzuar te pergjigjet ne rast se ka pare eshtra gjate kohes qe ka qene mbi varreze per te bere shtrimin e betonit.
REAGIMI GREK
Ministria e Jashtme greke e ka denuar aktin e djegies se kurorave ne varrezen e fshatit Boboshtice. Zedhenesi Grigoris Delavekuras tha se mesha fetare e organizuar nga Konsullata greke dhe OMONIA me rastin e festes kombetare greke ne varrezen e fshatit Boboshtice pak dite me pare ishte nje feste qe zhvillohet cdo vit ne te njejten dite ne te njejtin vend. Sipas zedhenesit Athina eshte e shqetesuar prej akteve ekstreme te djegies se kurorave prej ekstremisteve sic i quajti ai. Keto ngjarje te shemtuara nuk prishin klimen e mire te marredhenieve midis dy vendeve tona. Ne Boboshtice ka pasur prej vitesh memorial kushtuar luftes. Djegia e kurorave eshte nje ngjarje tragjike dhe e denueshme nga ne. Ne te njejtin vend prej shume vitesh festohet aspirata dhe lufta e popullit tone per liri nga aksi fashist. Behet fjale per nje periudhe qe eshte shkruar me germa te arta - tha zedhenesi. Sipas tij kete simbolike tentojne ta minojne qarqe te ndryshme ne Shqiperi dhe se per fat te keq ekstremistet ende nuk e kane kuptuar ku jetojne. Zedhenesi nuk ka pranuar te komentoje lidhur me faktin se per ndertimin e memorialit jane demtuar varret e banoreve te zones dhe eshtrat e tyre u lane mbi toke.

LSI Te shkarkohet prefekti i Korces
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim eshte treguar radikale persa i perket ceshtjes se varreve te Boboshtices duke kerkuar shkarkimin e menjehershem te prefektit te Korces dhe kryetarit te komunes Boboshtice. Sipas kryetarit te Komisionit te Ligjeve dhe anetarit te Kryesise se LSI-se Spartak Braho ky vendim duhet te merret si pasoje e qendrimit indiferent te mbajtur nga keta dy zyrtare ne lidhje me kete ngjarje te rende. Ne u bejme thirrje organeve me te larta te shtetit te marre masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak ne permbushje te ligjit te prefektit te Korces i cili duhet shkarkuar. Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale por edhe trajtimit normal te atij territori - tha Braho.

PDU Idrizi Eshte dhunuar kujtimi i te vdekurve
TIRANE - Debati per varrezat e Boboshtices ka sjelle dhe reagimin e kreut te cameve Shpetim Idrizi i cili kerkoi venien perpara drejtesise te personave pergjegjes per kete akt barbar. E ndiej te udhes qe tju drejtohem ne lidhje me nje ceshtje qe te pakten politikisht duket sikur po kalon pa vemendje. E kam fjalen per dhunimin dhe profanimin e varreve shumevjecare te Boboshtices. Ne fakt nese te ne politikanet dhe parlamentaret do te ishte me i forte njeriu se politikani atehere do te kishim reaguar me force perpara akteve te tilla te perseritura dhe me siguri do te kishim dekurajuar recedivistet - tha dje gjate fjales se tij ne Kuvend Idrizi. Kush prek nje varr ka dhunuar shpirterisht kujtimin e te vdekurve. Ka dhunuar fizikisht kujtimin e tyre - theksoi kreu i PDU-se.

5 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›