E Diel, 1 Nëntor 2026

Titov Berishes Shqiperia te perfitoje nga gazsjellesi South Stream



Ervin KOCI - Federata Ruse do te shqyrtoje mundesine e degezimit te linjes se gazsjellesit South Stream Rryma e Jugut ne menyre qe edhe Shqiperia te kete mundesi te perfitoje nga avantazhet qe sjell ky burim energjie. Deklarata e shumepritur u be dje nga zevendesministri i Jashtem i Federates Ruse Vladimir Titov gjate takimit qe zhvilloi me kryeministrin Berisha. Ne kuader te bashkepunimit dypalesh Federata Ruse do te shqyrtoje edhe mundesine e degezimit te linjes se gazsjellesit South Stream ne menyre qe edhe Shqiperia te kete mundesi te perfitoje nga avantazhet qe sjell ky burim energjie- deklaroi dje zevendesministri i Jashtem i Federates Ruse Titov. Ne kete takim u diskutua nevoja per intensifikimin e kontakteve politike ne nivelet me te larta dhe vizitat qe pritet te zhvillohen se shpejti nga zyrtaret e larte te te dy vendeve ne funksion te intensifikimit te dialogut politik dhe per vleresimin e hapesirave te paeksplorura per bashkepunim ne vecanti ne fushen ekonomike dhe ate te investimeve te ndersjella. Ne kete kontekst sektore si ai i hidroenergjetikes turizmit industrise minerare dhe hidrokarbureve u konsideruan si fushat ku ekziston hapesire per zhvillimin e bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare. Gjithashtu u theksua nevoja e shqyrtimit te mundesive per linjat direkte ajrore per te lehtesuar kontaktet mes dy vendeve. Ne takim u vleresua mbledhja e radhes se Komisionit te perbashket Ekonomik Shqiperi-Rusi si nje eveniment i rendesishem per bashkepunimin mes dy vendeve dhe u rishpreh interesi i paleve per te kompletuar kuadrin ligjor per zhvillimin e ketij bashkepunimi.

Projekti
Tubacioni i gazit qe do te shtrihet edhe pergjate Shqiperise mendohet te jete i gjate 520 km dhe kalon nepermjet Greqise dhe Shqiperise se Jugut deri ne Vlore dhe mandej ne Italine Jugore Brindizi pasi kjo eshte rruga me e shkurter qe ofrohet per tregun evropian dhe eshte zgjidhje me kosto me efektive sa i takon transportit te gazit ne Korridorin Jugor te Gazit. Aktualisht projekti eshte ne fazen e perfundimit te projektimit inxhinierik rafinimin e rruges se tubacionit dhe pergatitet per vendimin perfundimtar te investimeve dhe te ndertimit. Rusia rreth dy vjet me pare nenshkroi nje marreveshje me Greqine per te sjelle edhe ne territorin grek tubacionin e gazit natyror Rusi-Itali me vlere 15 miliarde dollare. Ministri rus i Energjise Viktor Kristenko tha atehere se marreveshja u nenshkrua ne Kremlin. Tubacioni i njohur si Rryma Jugore eshte parashikuar te transportoje 30 miliarde kub gaz ne vit nga Rusia nen Detin e Zi permes Bullgarise dhe Greqise deri ne Italine e jugut dhe tregjet e tjera perendimore. Degezimi verior i tubacionit kalon permes Rumanise dhe Hungarise dhe perfundon ne Italine Veriore.

Gazifikimi i Shqiperise
Iniciativa e vendeve te Evropes Juglindore ne baze te Traktatit te Komunitetit te Energjise per te gazifikuar ekonomine e rajonit mund te perfaqesoje nje mundesi konkrete per Shqiperine per te zhvilluar industrine e saj te gazit dhe te krijoje tregun e saj te gazit. Ministria e Ekonomise ka identifikuar disa projekte te cilat potencialisht mund te zhvillohen dhe te lidhin Shqiperine me tregun nderkombetar te gazit si dhe te zhvillojne tregun e brendshem te gazit. Mes tyre permendet projekti i Tubacionit Adriatik-Jonian projekti IAP projektin e tubacionit Trans Adriatik TAP si dhe projektin LNG Terminal. Shqiperia ka nje rol te rendesishem ne Komunitetin e Energjise transmetimin e energjise nga Ballkani Perendimor drejt Evropes Qendrore dhe Perendimore.

Shkurt
Bankat kredi ne leke per te shmangur rrezikun e kursit te kembimit

Bankat e nivelit te dyte i jane pergjigjur apelit te Bankes se Shqiperise per te rritur kreditimin ne leke dhe per te shmangur keshtu riskun e kursit te kembimit. Kjo edhe per faktin qe niveli i kredise me probleme ka pesuar rritje te ndjeshme duke shenuar nivelin e 13.5 ne fund te gushtit. Ne vrojtimin qe BSH-ja ka bere per aktivitetin kreditues gjate 3-mujorit te dyte te ketij viti ka konstatuar se bankat presin nje rritje me te shpejte te aktivitetit kreditues ne valute kundrejt atij ne leke. 25.9 eshte parashikimi per rritjen e kredise ne valute kundrejt 2.3 per kredine ne leke. Ekspertet e bankave tregtare parashikojne ulje te normave te interesit per kredite qe do te jepen gjate muajve te ardhshem. Kjo tendence eshte e vlefshme si per kredite ne leke ashtu dhe per ato ne valute. Ulja e interesave pritet te shoqerohet me rritje te kerkeses per kredi e cila gjate 3-mujorit te dyte te ketij viti pesoi renie si nga ana e qytetareve ashtu edhe e bizneseve.

Krijohet Agjencia e Mbikeqyrjes se Falimentimit

Administratoret e falimentimit dhe zbatimi i ligjeve qe lidhen me kete aspekt do te jene ne supervizion te Agjencise se Mbikeqyrjes se Falimentimit. Qeveria miratoi dje gjate mbledhjes se saj vendimin perkates i cili trajton funksionimin dhe detyrat e agjencise. Kjo agjenci eshte percaktuar te jete ne vartesi te ministrit te Drejtesise. Funksionet e saj do te lidhen me mbajtjen e nje regjistri te perditesuar per administratoret e certifikuar te falimentimit. Agjencia ka te drejte te mbikeqyre dhe te kontrolloje periodikisht ne cdo kohe subjektet e certifikuara prej saj si dhe te kerkoje e te verifikoje cdo informacion te cilin e konsideron te nevojshem per ushtrimin e funksioneve te ngarkuara me ligj thuhet ne vendim. Po keshtu kjo agjenci do te jete organi qe do te zhvilloje edhe provimet per perzgjedhjen e administratoreve te kesaj kategorie.

Rreshen-Kalimash hapet galeria e dyte e tunelit te Durres-Kukes

Hapja e tunelit verior ne autostraden Durres-Kukes shenon edhe fundin zyrtar te projektit me te madh te infrastruktures shqiptare. Duke filluar nga mesdita e djeshme qarkullimi ne kete autostrade eshte pa asnje pengese nga nisja ne Tirane apo Durres deri ne piken kufitare te Morines. Tashme kompania ndertuese Bectel-Enka po punon vazhdimin e projektit ne hapesiren kosovare. Projekti me i debatuar politikisht ne Shqiperi njekohesisht i cilesuar edhe si bashkimi ekonomik me Kosoven tashme eshte funksional. Ashtu si ndertimi edhe perfundimi i ketij projekti duket se eshte perjetuar ne forma te ndryshme. Te 60 kilometrat e kesaj rruge nga Rresheni deri ne dalje te tuneleve 6 kilometra te gjate ne Kalimash perbejne pjesen me te veshtire te rruges. Kjo eshte pjesa e ndertuar nga Bectel-Enka dhe ka kushtuar me shume se 800 milione euro.

23 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›