E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nje opozite ndryshe, per te fituar

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vijoi turin e tij te dialogut ne qytetin e Sarandes. Por gjate ketyre takimeve, Rama nuk ka vonuar te sqaroje se politika e re, te cilen perfaqeson PS, ka si qellim ne vetvete nje bashkim te ri rreth nje opozite me nje mendesi te ndryshme per administrimin e fitores. "Socialistet ne programin e ri kane ne themel ndertimin e nje politike ne sherbim te qytetareve, duke shprehur bindjen se kjo eshte e vetmja mundesi per te rikthyer besimin te politika", theksoi Rama gjate fjales se tij. Duke u rikthyer per here te trete ne kete qytet, Rama ka vleresuar nevojen e ketij bashkimi mes te gjithe shqiptareve per te bere te mundura aspekte te jetes se perditshme qe sot padrejtesisht duken te pamundura. "Kemi hapur nje kapitull te ri, duke qene te vetedijshem, se nje opozite nuk eshte forca e ulerimes, forca e konfliktit, forca e mohimit, por eshte forca e ndryshimit. Forca e ndryshimit qe beri te mundur se edhe duke qene ne opozite, kur je ne gjendje te shohesh se ku eshte drejtimi ku duhet te shkojme se bashku, ke kurajen ta tregosh ate drejtim dhe ke fuqine te hapesh rrugen ne ate drejtim", vleresoi Rama, lidhur me kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›