E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën peshkatari në Karaburun, pati vështirësi teksa notonte

karaburunVlorë- Një 41-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e Vlorës, pranë Karaburunit për motive ende të paqarta.

Sipas policisë mësohet se peshkatari Gentian Mishtaku kishte dalë për peshk me veshje nënujore. Bashkë me të ishin edhe dy peshkatarë të tjerë amatorë, të cilët janë përpjekur ta nxjerrin nga uji.

Sipas dy shoqeruesve të tij 41-vjeçari u gjet në vështirësi në ujë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit bregdetar, por pa mundur të mbijetonte.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që i morën jetën peshkatarit Mishtaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›