E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Spekulime me shëndetin tim, jam në krye të detyrës si President

nishaniTiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mohuar çdo zë për shëndet të lig të tij duke thënë se këto janë deklarata dashakeqëse.

Në këtë orë të vonë të natës, pas një dite të lodhshme, arsyeja e komunikimit me ju ishte për të përcjellë te qytetarët, miqtë dhe dashamirësit e mi, një mesazh. Kjo sepse, përpara disa çastesh, disa burime dërguan në media të ndryshme një lajm spekulativ, sipas të cilit pretendohej për një gjendje shëndetësore timen shumë të rëndë, pas një operacioni që paskërkam kryer. Natyrisht që, dua të ndaj shqetësimin tim për shqetësimin e miqve, dashamirësve dhe qytetarëve, pasi bëhet fjalë për kryetarin e shtetit, por duke përfituar nga ky rast garantoj të gjithë qytetarët, që Presidenti është në krye të detyrës, do të përmbushë me dinjitet cdo detyrë dhe funksion kushtetues,- tha Nishani.

Nishani ka vijuar duke thënë: Në drekë jam kthyer pas një vizite të suksesshme në Izrael, në orët e vona kam dretjtuar mbledhjen e KLD-së dhe më vonë jam drejtuar në banesë në Durrës, ku kam marrë vesh lajmin. Pas zgjedhjeve do të keni qëndrimin e Presidentit, por nesër, përmes jush, do i drejtohem qytetarëve me një mesazh që i takon Presidentit të Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›