Alec Baldwin Dua te merrem me politike

Aktori Alec Baldwin ka ndërmend të merret me politikë dhe të punojë në qeverinë e SHBA-së.
Ylli i kinemasë shprehet se është “shumë i shqetësuar për shtresën e mesme” dhe se politikanët nuk po bëjnë sa duhet për të zgjidhur problemet e vendit.
Gjithsesi, 52-vjeçari nuk beson se do lërë karrierën kinematografike siç bëri Arnold Schwarzenegger, kur u bë guvernatori i Kalifornisë në vitin 2003.
Alec tha në një intervistë për CNN: “Njerëzit më pyesin: Pse kërkon të hysh në politikë? Nuk jam dhe aq i sigurtë nëse do e bëj dot këtë sepse të lë karrierën time do të ishte e dhimbshme.”