E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sean Penn Divorci me mori gjysmen e pasurise

Aktori Sean Penn ka pranuar se jeta e tij ka ndryshuar shumë që nga divorci nga bashkëshortja e tij, Robin Wright.

Penn u nda pas 14 vitesh martesë dhe kjo gjë e ka mërzitur sepse nuk do të ketë më mundësinë për të rritur fëmijët e tij në një mënyrë tradicionale.

Aktori theksoi: “Kam probleme të njëjta me ato të njerëzve të tjerë. Sapo dhashë gjysmën e pasurisë time si pasojë e divorcit dhe në këto momente nuk mund t’i lejoj vetes të qëndroj pa punuar.”

50-vjeçari do të kalojë disa ditë pushime në Haiti, vend në të cilin aktori kryen vepra bamirësie që në fillim të vitit 2010, kur ra tërmeti i fuqishëm.

Sean Penn tha për ‘The Hollywood Reporter’: “Kur të vijë koha që nuk do të punoj më, do të shkoj të jetoj në Haiti.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›