Meta: Heqja e imunitetit, kerkese e Komisionit Europian
Interviste e Zv/ Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Ilir Meta per televizionin Klan
Ne mbledhjen e fundit te qeverise, Kryeministri tha se grupi parlamentar demokrat eshte i gatshem te lere ne menyre vullnetare imunitetin e deputetit, ne te gjitha rastet kur organi i akuzes kerkon te hetoje per raste qe kane te bejne me korrupsionin, duke nenshkruar nje deklarate te perbashket te gjithe deputeteve demokrate. A do t'i bashkohet grupi parlamentar i LSI-se kesaj nisme qe pritet te zyrtarizohet se shpejti?
Levizja Socialiste per Integrim prej kohesh ka apeluar ndaj gjithe forcave politike ne Parlament per te bere se bashku ate ndryshim te domosdoshem ligjor dhe kushtetues, i cili e heq perfundimisht imunitetin si nje pengese per hetimin e deputeteve dhe prej kohesh ne si perfaqesues te Levizjes Socialiste per Integrim ne Parlament e kemi konsideruar veten pa imunitet perballe cdo lloj akuze per korrupsion apo per shkelje te ligjit, duke e ftuar Prokurorine dhe organet e zbatimit te ligjit qe te ndjekin dhe verifikojne cdo akuze, pa patur aspak pengesen e imunitetit. Natyrisht qe eshte e domosdoshme qe kjo te behet nga te gjitha forcat politike ne Parlament, pasi ka qene dhe mbetet nje kerkese e Komisionit Europian, si nje hap i vullnetit te mire ne luften kunder korrupsionit, sidomos ne sferen politike.
Ne tetor te vitit 2007, kur ju ishit pjese e kampit opozitar, PS doli me te njejtin qendrim sikunder Kryeministri Berisha sot, qe deputetet e saj ta linin ne menyre vullnetare imunitetin dhe ju e deklaruat nje gje te tille, pohuat te njejtat gjera qe sapo konfirmuat. Por, shikoj ne qendrimin tuaj qe me shume anoni tek ndryshimi kushtetues. Ju do te jeni pjese e nje ndryshimi kushtetues, pra qe te marre forme ligjore apo thjesht e nje qendrimi qe tha z. Berisha, per ta lene imunitetin ne menyre vullnetare?
Absolutisht qe ne jemi per te dyja alternativat dhe e kemi deklaruar qe per ne si deputete te Levizjes Socialiste per Integrim nuk ekziston imuniteti, qe do te thote se perfaqesuesit tane jane te hapur ndaj cdo akuze per tu verifikuar, duke hequr dore ne menyre te menjehershme nga imuniteti i tyre, pra pa kerkuar mbrojtjen permes imunitetit. Por, ne menyre qe te realizohet jo vetem nje demonstrim i vullnetit te mire te forcave te caktuara politike, ne rastin konkret te PD-se apo te LSI-se, ne menyre qe kjo te mos mbetet vetem ketu por te hiqet cdo lloj interpretimi ligjor apo kushtetues qe per momentin mund te shfrytezohet per te perdorur imunitetin si nje mbrojtje apo si nje korace ndaj akuzave te tilla eshte e mira qe te gjitha forcat politike me konsensus te bejne cdo ndryshim, i cili perfundimisht e rrezon imunitetin si nje pengese, qofte edhe te perkohshme, per Prokurorine dhe organet e zbatimit te ligjit per te hetuar ndaj cdo deputeti dhe politikani.
Ju thoni qe duhet nje gjitheperfshirje e gjithe faktorit politik, por nga ana tjeter shikojme qe Partia Socialiste qe gjate gjithe ketyre viteve, nga viti 2007 e deri me tani, ka folur per imunitetin, ka qene e gatshme per ta lene ne menyre vullnetare, tani po qendron asnjanese e duket sikur nuk do te behet pjese e ketij debati, per te ndermarre nje nisme ligjore apo per ta lene ne menyre vullnetare imunitetin. Si e shikoni kete terheqje te Partise Socialiste?
Eshte nje mungese e qarte e vullnetit per te luftuar korrupsionin dhe per te qene te hapur per te bashkepunuar pa kushte me drejtesine, ne kete drejtim, dhe njekohesisht kjo nuk eshte vetem nje demonstrim i vullnetit te mire, nje akt moral, nje akt transparence, por eshte dhe nje detyrim per procesin e integrimit europian.
Kjo do te thote se Partia Socialiste nuk eshte e gatshme per te permbushur detyrimet per integrimin drejt Bashkimit Europian?
Kjo nuk eshte dicka e re.