Rritet interesi shqiptar per librin

Interesi i shqiptarëve për librin është gjithmonë në rritje. Festat e kthyen librin në një nga dhuratat e preferuara, por të dhënat nga librari Albania në kryeqytet flasin për një rritje konstante të blerjeve pavarsisht vitit të vështirë. Letërsa artistike e përkthyer qëndron si gjithmonë në majë të të preferuarëve. Pamuk e Khaled Hosein nuk janë risi për vitin 2010, por mbeten ndër më të lexuarit.
"Më të shitur ka qenë 'I ardhur në jetë', 'Shpirtpezull', dhe ndoshta dhe nga shtëpi të tjera botuese që edhe pse janë goxha që kanë dalë dhe nuk janë libra të rinj janë '1 mijë diej vezullues', 'Gjuetari i Balonave", ndër dy librat më të shitura të vitit të kaluar. Si dhe 'Fantazitë e një gruaje' dhe 'Tej cakut të dashurisë", thotë Tatjana Adhami, librari Albania
Mes stendave këtë vit janë veçuar edhe, Buxati, Benedikti i 16-, Zafon, apo Atiq Rahimi me “Gurin e Durimit”, apo Fabio Volo. Sa i takon letërsisë sonë shqiptarët kanë qënë akoma më selktiv gjatë vitit që lamë pas.
"Të pakta janë ato që preferohen po gjithsesi ne nuk mund të anashkalojmë Ismail Kadarenë me librat e tij që janë shumë të shitur, 'Aksidenti' dhe 'Mosmarrëveshja' që është dhe libri i fundit. Dy librat që kanë pasur goxha shitje, që janë të Edmond Tupes 'Kur dhimbja premton dashuri' dhe 'Mos ik o ma", thotë ajo.
Interesi ndaj botimeve është i lidhur ngushtësisht edhe me fushat e caktura, kështu letërsia historike mbetet ndër gjinitë e preferuara. Në letërsinë për fëmijë, titujt më të shitur janë ata të trillerit e fantazisë si dhe autori shqiptar Viktor Canosinaj.
Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 janar 2011 )