E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri: Milani duhet të përmirësohet

Fitorja 2-1 në miqësoren me Valencian, injekton entuziazëm në kampin kuqezi. Trajneri Alegri u shpreh pas kësaj sfide se skuadra e tij është rritur shumë, por ka nevojë të përmirësohet. "Duke marrë në konsideratë periudhën në të cilën ndodhemi, mund të them se ishte një ndeshje e luajtur me intensitet. Skuadra është rritur nga pikëpamja fizike dhe mentale. Djemtë dhanë më të mirën dhe për këtë jam i kënaqur. Sigurisht që në fund e ndjemë lodhjen. Por kemi nevojë të përmirësohemi".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›