Real Madrid, tjetër ofertë Garet Bejlit
Reali i Madridit nuk heq dorë nga Garet Bejl. Klubi madrilen po studion të gjitha mundësitë për ta bindur Totenhemin që ta shesë uellsianin, për të cilin kërkon 120 milionë euro. Superoferta e radhës e Florentino Perez është 60 milionë euro plus Di Marian dhe Koentraon. Presidenti i Spërsave, Daniel Levi, nuk dëshiron që Bejl të largohet, por përpara një oferte të tillë, që i kalon edhe 96 milionë eurot që Reali pagoi për blerjen e Kristiano Ronaldos nga Mançester Junajtid, vështirë të rezistojë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)