E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cycle Ball – Futbolli me biçikletë!

Tiranë, 19 Shkurt NOA- Cycle Ball është një sport fantastik që kombinon futbollin me çiklizmin në një sport të vetëm. Ky lloj sporti është i njohur prej 100 vitesh, por ende konsiderohet si një sport jashtë norme, sidomos në Amerikë.
I njohur si “radball”, Cycle Ball u shpik në 1893 nga një amerikan me origjinë gjermane i quajtur Nicholas Edward Kaufmann dhe menjëherë njohu disa suksese në Evropë.
Kampionati i parë i Cycle Ball u luajt në vitin 1929 dhe më pas u përhap edhe në Japoni.
Rregullat e lojës janë shumë të thjeshta: dy skuadra të përbëra nga dy lojtarë secili mbi një biçikletë luajnë duke gjuajtur topin me rrotat e biçikletave.

Të duket e pabesueshme të shikosh aftësitë e lojtarëve duke qenë në gjendje të menaxhojnë biçikletën dhe topin.
Ndeshja është e ndarë në dy pjesë (shtatë minuta secila). Ekipi i cili arrin të bëjë gola më shumë fiton.

Lojtarët e Cycle Ball janë profesionistë në të gjitha aspektet dhe stërviten çdo ditë në palestër për të qenë në formë dhe gati për garën.

a.e./NOA

Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme Lidhje: Cycle Ball, futbolli me bicikleta, kampionati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›