Pele jep alarmin: Brazili mund të mos jetë gati për 2014
BRAZIL- Legjenda braziliane Pele deklaroi gjatë një konference shtypi në Sao Paolo se Brazili mund të mos arrijë të përfundojë në kohë përgatitjet për organizimin e Botërorit 2014. 70-vjeçari u shpreh i shqetësuar për ritmin e punimeve për ndërtimin e stadiumeve dhe për infrastrukturën, që mbeten thembra e Akilit.
“Mendoj se Brazili ka një riskt të madh për të na turpëruar me Kupën e Botës, sidomos përsa i përket transportit, - deklaroi Pele. – Aeroportet, siç e kanë parë të gjithë, janë ata që të trembin më shumë. Nuk janë të shqetësuar vetëm brazilianët. Fola me Mishel Platini kur ishte këtu dhe ishte shumë e shqetësuar edhe UEFA”, pohoi legjenda braziliane. Aktualisht, aeroportet braziliane kanë një kapacitet prej 126 milionë pasagjerësh, ndërsa synimi është që ky numër të rritet në 146 në vitin 2014. Vetëm gjatë Kupës së Botës, pritet që ky vend të vizitohet nga minimumi 6 milionë turistë të huaj, që do të përdorin aeriportet në Brazil.
“Jemi shumë vonë edhe për stadiumet, - tha Pele. – Përshembull, stadiumi këtu në San Paolo tani duhet të ishte gati, por kjo nuk ka ndodhur dhe është shumë shqetësuese”. Pele foli edhe për Ronaldon, që vetëm 6 ditë më parë i dha lamtumirën futbollit. “Nëse do të isha si ai do të kisha ndaluar kur fitoi kampionatin me Korinthiasin. I kam thënë me shaka se ka 10 vjet që nuk ka shënuar një gol me kokë dhe se tani është i shëndoshë”, komentoi Pele.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)