Aleks Ferguson: Mancesteri po vuan nga demtimet, kerkohen perforcime
Trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson theksoi se po sheh mundesine qe te afroje lojtare te tjere, per te kompensuar te demtuarit, pasi ekipi i tij rrezikon qe te permbushe objektivat ne fund te sezonit. Humbjet e fundit ne Premier Lige per ekipin e Mancester Junajtid jane pasur edhe me deshtimin e radhes ne Kupen e Anglise, ku Djajte e Kuq jane mundur 1-0 nga Lids Junajtid. Mungesat e dy lojtareve baze, Majkell Karik dhe Darren Fletcer, sipas trajnerit te Mancester Junajtid, kane ndikuar ne performancen e fundit te ekipit qe ai drejton dhe mban titullin kampion ne Angli. Pas nderrimit te viteve dhe rihapjes se merkatos, skocezi ka vene theksin mbi nevojen e merkatos. Duke vene theksin per blerje te tjera, Ferguson nuk perjashtoi edhe yje te futbollit boteror.
Prej dy ditesh, 20 lojtare te spikatur te kampionatit tone kane nisur te sterviten ne Antalia te Turqise