Kuzhe, nisen ditet turke per kuqezinjte
Aranit Muraci
Plot 20 futbolliste, pjesa me e madhe e te cileve jane seleksionuar nga kampionati shqiptar dhe qe synojne te gjithe t'i bashkohen ne prag te eliminatoreve te "Euro 2012" ekipit kombetar, i kane mbyllur me shpejt festat e fundit te vitit. Ekipet tona po nisin pergatitjet e dimrit dhe aktualisht jane perqendruar ne merkaton e muajit janar. Ditet e para te vitit 2010 i kane gjetur disa nga lojtaret me te spikatur te vendit tone ne token turke. Nen drejtimin e stafit drejtues te ekipit kombetar ka nisur keshtu faza seleksionuese e lojtareve te grumbulluar kryesisht nga kampionati yne dhe te tjere qe luajne jashte vendit, e cila do te perfundoje ne fund te javes. Ekipi, ne baze te planit qe ishte bere i ditur me pare, eshte nisur dy dite me pare drejt Turqise, ku ka nisur dhe po zhvillon "zborin" e janarit. Secili prej lojtareve te grumbulluar do te kete per shtate dite kohe qe te tregoje se c'kualitete mbart, para se te kerkoje besimin e trajnerit Kuzhe. Ne baze te programit te trajnerit kroat, qe ka per synim te rifreskoje ekipin tone kombetar me elemente te rinj, lojtaret qe aktivizohen me ekipet tona dhe qe kane spikatur deri tani do te kene kesisoj shansin e tyre te arte per te treguar vlerat e tyre, para se te veshin fanellen e kombetares. Nga 20 lojtare, qe kroati Josip Kuzhe i kishte vezhguar gjate muajve te shkuar dhe i grumbulloi per t'i pare nga afer gjate pergatitores qe ka nisur prej dy diteve ne token turke, pritet qe te pakten pese prej tyre te kalojne proven e janarit. Gjate javes qe qendrimit ne Turqi, ne plane eshte edhe nje ndeshje miqesore me ekipet turke, qe ndodhen ne kompleksin e Antalias ku ndodhet e sistemuar perfaqesuesja shqiptare. Kjo ndeshje do te jete baza e vleresimit te trajnerit, per aftesite dhe rendimentin e cdo lojtari qe eshte grumbulluar ne Turqi. Para se 20 lojtaret te rikthehen ne atdhe, Kuzhe do te publikoje se cilet prej tyre ka kaluar proven e pare, por per te zene vend ne formacion do e zhvillohet edhe disa miqesore dhe pas disa testeve do te vendoset se cili do te bashkohet me kuqezinjte. Per kete arsye, testi i Turqise, sipas drejtuesve te stafit kuqezi nuk do te jete as i pari dhe as nuk ka per qellim qe te s'kualifikoje ndonje prej elementeve te grumbulluar, edhe ne te ardhmen. Para startit te "Euro 2012", kuqezinjte i presin ndryshime te shumta ne perberje, gje qe eshte konfirmuar disa here zyrtarisht nga ana e trajnerit kroat, Josip Kuzhe.
Rinovimi prek kombetaren e te gjitha moshave
Sulejman Demollari dhe Ardian Mema, trajneret e ekipeve kombetare te moshave U-17 dhe U-15 vezhguan ne nje program te ngjashem, para perfundimit te vitit 2009 disa lojtare qe aktivizohen me klubet greke. Pervec ekipit te pare, edhe kombetaret e moshave jane duka kaluar aktualisht nje faze te njejte rinovimi, me lojtare te ndryshem, pas rezultateve zhgenjyese qe kaluan gjate vitit 2009. Edhe ekipi shpresa i trajnerit Bushati eshte perfshire ne ndryshimet e radhes.
Te grumbulluarit e zborit te Turqise
Shpetim Mocka (Flamurtari), Sulejman Hoxha (Apolonia), Andi Lila
(Tirana), Maringlen Shoshi (Apolonia), Franc Veliu (Flamurtari), Arjan Pisha Dinamo, Olsi Gocaj (Kastrioti), Ditmar Bicaj (Tirana), Klodian Samina (Gramozi), Gentian Muca (Dinamo), Emiliano Veliaj (Laci), Sabien Lilaj (Tirana), Jetmir Sefa (Tirana), Emilian Vila (Lokomotiva Zagreb), Gjergji Muzaka (Tirana), Elis Bakaj (Dinamo), Vasil Shkurtaj (Olimpiakos), Odise Roshi (Flamurtari), Sokol Cikalleshi (Besa), Bekim Bala ( Vllaznia)
Te seleksionuarit
Priten disa teste te tjera, gjate ndeshjeve miqesore
Te seleksionuarit gjate javes se zborit te Turqise do te bashkohen me ekipin kombetar dhe do te provohen ne ndeshjet e ardhshme miqesore, para se te zene vend, ose te fitojne statusin e lojtarit te kombetares. Ne rolet qe kombetarja ka me shume nevoja jane disa lojtare premtues, por te seleksionuarit do te kalojne disa prova, para se kroati t'iu besoje vendin ne ekipin kuqezi. Deri ne veren e ardhshme kroati do te zhvilloje edhe nje turne evropian, ku do te ndjeke lojtare te tjere te talentuar shqiptar dhe do te bisedoje me secilin prej tyre, per t'i afruar ne radhet e kuqezinjve. Gjithsesi, pas zborit miqesoret do te vendosin per disa nga emrat e se ardhmes.