E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksandër Morfov: Butrinti, dashuria ime e pafund



Duartrokitje pafund për rusët e ardhur në Butrint me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” shkruar nga Shekspir, me regji Aleksandër Morfov. E para shfaqje e edicionit të 11-të të Festivalit të Butrintit e trupës profesioniste të Saint Petersburg, Rusi u përcoll me emocion dhe humor nga publiku në teatrin antik. Për më shumë se 2.5 orë, spektatorët një publik profesionistësh dhe banorë e pushues të zonës, ndoqën situatë pas situate në skenën antike një komedi të shkruar shekuj më parë dhe të përcjell në koherencë me zhvillimet e sotme. Në minutat e konferencës për shtyp, pak orë pas shfaqjes, regjisori 50 vjeçar, Aleksandër Morfov, deklaroi se rikthehet në Butrint shumë i dashuruar, për të Butrinti është si dashuria e parë, si dashuria e adoleshencës, një dashuri që vazhdon. I shoqëruar nga miku i tij që i tregoi për herë të parë Butrintin vite më parë, Zehrudin Dokle, Morfov pohon se teatri antik i Butrintit është vendi më ideal për të luajtur teatër, për tu njohur me Shqipërinë. Të luash teatër duke e prekur publikun, ndjesitë që i shkakton. Dhe regjisura e tij është dridhëse, fantazi shpërthyese dhe lojë e detajit, shpalosje e fjalës aktoreske dhe gjetjes skenike, lojës së tingullit dhe dritës…veprimit të trupës si një ansambël i vetëm..sa vështirë të dallosh sa është skena dhe sa është jeta e vërtetë. Aleksandër Morfov, i pyetur për realitetin e teatrove përtej kufijve pohon se kritike është gjendja dhe në Bullgari dhe në Rusi, siç ka qenë shpesh raporti financiar për artin. Sipas tij të gjitha vendet në kufijtë e lindjes dhe perëndimit e kanë këtë problematikë, pasi rrallë drejtuesit janë të mjaftueshëm mençurisht për të mbështetur artistët përmes buxhetit të shtetit. Morfov rikujtoi rilulëzimin e Gjermanisë përmes artit ku pas shkatërrimit dhjetëfishoi buxhetin e artit, dhe është gjermania që ka nxjerrë sit ë madhin Gëte dhe mostrën Hitler. Pasi nacionaliteti fillon vetëm e vetëm te kultura. Pasi teatri ka qenë shpesh në krizë, dhe ne nuk jetojmë më në kohërat e iluzionit, porn ë kohërat e të qenurit cash, sado është e dhimbshme kjo kohë, për mua pak si romantik i plakur. Po unë akoma besoj kur zgjohem se jam më i ri, më i gëzuar . Unë jam një njeri pak Piter Pan, domethënë me dëshirën time ndihem pak Piter Pann, një burrë fëmijë dhe herë besoj herë, herë ndihem i lodhur në besim, di që jam në krijim të vazhdueshëm dhe i dua njerëzit, e dua jetën. Aleksandër Morfov këto ditë në Bullgari është vlerësuar me çmimin kombëtar për filmin artistik, si regjisor bashkëkohor në artin kontemporan. Por Morfov shumë natyrshëm pohon se është I diskutueshëm termi klasik apo modern, pasi sot s’mund të vësh në skenë Shekspirin me veshjet e vjetra apo broket e hershme, pasi askush s’ka jetuar atë kohë, nuk e di si luhej ai teatër e mandej të kërkosh që edhe publiku te vishet dhe të ndjekë shfaqjet në atë mënyrë të atyre shekujve. Për Morfov e rëndësishme është të realizosh komunikimin me publikun. Shfaqja e radhës, sipas programit është “Elektra” nga Sofokliu, me regji të Adonis Filipit e interpretim të aktorëve të Teatrit Kombëtar.
Opinionet për shfaqjen “Ëndrra e një nate vere”

Vasjan Lami: Një shfaqje e mrekullueshme, me një vizion regjisorial të mrekullueshëm, me karaktere dhe aktor brilant, shkaktim i një dëshire dhe ftese për të realizuar një shfaqje edhe në Tiranë me aktorët shqiptarë.
Laert Vasili: Ejani zoti Morfov edhe tek ne, të punojmë së bashku pasi te puna juaj regjisoriale pash njeriun e madh të talentuar, pash regjisorin që punon duke e lënë aktorin në liri dhe duke respektuar disiplinën aktoreske. Është fat të punosh me ju dhe tani më gjuha nuk është më një barrierë në Teatrin Kombëtar shqiptar. Do të isha i lumtur të kisha mundësinë të punoja me ju.
Rajmonda Bulku: Ishte një shfaqje e plotë, cilësore zoti Morfov. Jeni i mirëpritur në teatrin tonë. I kam ndjekur shfaqjet tuaja si aktore në çdo edicion, ndihem e mrekulluar. Nga një tjetër pozicion sot shpreh konsideratë dhe mirëdashje për praninë tuaj në Teatrin tonë Kombëtar. E vetmja ftesë që kaq vite që e përsërit për bashkiakët e Sarandës, më të vëmendshëm për të patur më shumë mundësi qytetarët të ndjekin shfaqjet në Butrint, pasi infrastruktura e përfunduar nga Tirana dhe rruga në ndërtim drejt Butrintit i kanë shkurtuar tashmë distancat. Dhe Saranda ka nevojë për këtë festival.
Pirro Milkani: Kemi parë një shfaqje brilante, mes të tjerash veçoi individualitetin e regjisorit Morfov, forcën e talentit të tij, talentin e aktorëve të trupës ruse, duke vlerësuar realizimin skenik në morinë e detajeve dhe dëshirën individuale të Morfov për të dhënë një tekst të plotë të veprës shekspiriane

21 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›