E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIP-at prapa hekurave të burgut



Lindsi Lohan hyn në burg, do të qëndrojë 3 muaj

Nuk ka mundur dot të shmangë dënimin dhe për këtë arsye ditën e djeshme ka hyrë në burg, ku do të qëndrojë për tre muaj. Ajo u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykatësja pasi u kap e dehur në timon. Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë. Aktorja 24-vjeçare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverli Hills, pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë. Në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, Lohan do marrë pjesë në xhirimet e filmit për pornostaren Linda Lovelace.

Uesli Snajps

Bëhet gati të vuajë dënimin prej tre vjetësh

Uesli Snajps do të përballet me tre vjet burg pasi humbi në apel ndaj dënimit të tij të mëparshëm për shmangie të taksave. Avokatët e aktorit, i njohur për interpretimin në trilogjinë “Blade”, e cilësuan vendimin e gjykatës si të paarsyeshëm. Por nga ana e tij trupi gjykues vlerësoi se vendimi për të kaluar 3 vjet në një burg federal ishte i përshtatshëm. Në shkurt të vitit 2008, Snajps u shpall fajtor për shmangie të pagimit të taksave në vitet 1999, 2000 dhe 2001. Ai fitoi mbi 37 milionë dollarë të ardhura bruto mes viteve 1999-2004, por nuk i deklaroi ato duke mos paguar asnjë taksë përgjatë atyre viteve.

Keli Bruk
Pozon nudo në mes të shkretëtirës

Nuk ka mundur dot t’i rezistojë propozimit për të pozuar në një mënyrë disi ndryshe, por pa shmangur pozat seksi që i janë rezervuar në shkretëtirë. Bëhet fjalë për të mrekullueshmen Keli Bruk, e cila sapo ka realizuar një set të ri fotografish për revistën “Maxim”. Aktorja 30-vjeçare britanike dhe njëra ndër femrat më të bukura në botë, pozoi gjysmë e zhveshur në motoçikletë dhe me çizme lëkure në këmbë. E bukura Keli është gjithnjë në ballinë të revistave dhe kjo falë linjës saj të përkryer dhe gjoksit të mrekullueshëm. Ajo është shprehur optimiste se do të jetë po aq e suksesshme sa edhe në realizimet e tjera të fotografive.

Madona
Probleme me fqinjët për zhurmën e krijuar

Një festë me muzikë të lartë është bërë shkak që Madona të përballej me ankesat e fqinjëve dhe si pasojë edhe me policinë londineze. Fqinjët e shtëpisë së saj u ankuan për zhurmën e madhe dhe njoftuan forcat e rendit për te vendosur rregull në orët e vona të natës. Festa ka ndodhur ditë më parë, por vetëm tani “Mirror” e bën publike këtë ndodhi. Policia e Uestminster konfirmoi se çështja nuk do të shkojë në gjykatë, por nëse këngëtarja e përsërit këtë veprim, atëherë mund të ketë probleme me drejtësinë.

Paris Hilton
Mohon zërat për arrestim: “Po shijoj pushimet”

Kohëve të fundit Paris Hilton është futur në probleme. Gjatë ndeshjes Brazil-Holandë të kampionatit botëror ajo u kap nga polica në Afrikën e Jugut duke përdorur kanabis. Përveç kësaj ajo u përshi në telashe edhe në Korsika të Francës gjithashtu për përdorim të kanabisit. Paris Hilton insiston se është duke kaluar verë fantastike, duke hedhur mënjanë dy arrestimet e saja më të fundit për përdorim të kanabisit. “Janë vetëm thashetheme, nuk ka ndodhur asnjë arrestim. Unë jam duke kaluar pushime të mrekullueshme. Ndihem shumë e bekuar për të gjitha gjërat që i kam”, kishte shkruar Hilton në “Twitter”-in e saj.

21 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›