Aleksandër Xhuvani, përkujtohet 130-vjetori i lindjes së tij
16/03/2010 Merr pjesë dhe i biri Genc Xhuvanit
ELBASAN- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka organizuar një konferencë kushtuar gjuhëtarit që nga ky qytet kontribuoi për gjuhën shqipe dhe arsimin duke hedhur bazat e përgatitjes së mësuesve dhe të arsimit fillor në Shqipëri. Në këtë takim ku merrnin pjesë profesorë të njohur të gjuhës, letërsisë dhe mësimdhënies në universitetet shqiptare, pedagogë të universitetit “A. Xhuvani” në Elbasan, qytetarë dhe familjarë të gjuhëtarit, ndër të cilët i biri Genc Xhuvani. Rektori i universitetit “Liman Varoshi” deklaroi në hapjen e kësaj konference se: “Aleksandër Xhuvani nuk është vetëm ekzekutor i detyrave të shfaqura në një kontekst të caktuar historik, por ai është dhe kreator, është nismëtar i historisë. Dhe këtu dua ti kujtoj këtij auditori të nderuar se historia krijon personalitete por po kaq i vërtetë është edhe fakti se personaliteti krijon historinë”. Prof. Varoshi theksoi vlerat që përfaqëson Aleksandër Xhuvani dhe shembullin për tu ndjekur nga brezat që do të studiojnë në auditorët e Universitetit që mban emrin e gjuhëtarit të madh. “Nënvizoj këtu përpara jush që së bashku me ekipin e këtij universiteti ne do të përpiqemi që jo vetëm të lartësojmë arritjet tona, por të përgatisim një brez që shpesh herë të kujtojë këtë figurë të shquar të kombit shqiptar dhe ta ndjejë veten me fat që studion në këtë universitet që mban emrin e tij”. Profesori i njohur i Gjuhësisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Ali Shashai tha: “Jam i nderuar të flasë për prof. Xhuvanin, ideatorin e Normales dhe njëherazi edhe themelues të shkollës fillore kombëtare. Veprimtaria e prof. Xhuvanit në fushën e arsimit është sa e gjerë aq edhe e rëndësishme. Edhe pse gjithnjë i jam referuar asaj sot në 130-vjetorin e lindjes së tij, në këtë mjedis e kam të pamundur të analizoj atë shkencërisht në këndvështrimet e duhura funksionale për të sotmen dhe të ardhmen”. Prof. i gjuhës, Ali Shashai, në fjalën e tij ka përmendur meritat dhe vlerat e veprës së Xhuvanit, si dhe rolin e tij në didaktikë, që u transmetua brez pas brezi. I biri, Genc Xhuvani, ka falënderuar universitetin për këtë aktivitet në kujtim të të atit. Ai tha se Aleksandër Xhuvani pa mjedisin elbasanas të dashuruar me gjuhën shqipe, pa kolegët dhe miqtë që e ndihmuan në rrugën e dijes, nuk do të ishte i tillë. Genc Xhuvani thotë se si pedagog i ati nuk i detyroi fëmijët e tij të vazhdojnë gjuhësinë e didaktikën, megjithëse do të donte të kishte trashëgimtarë të tillë. Ai thotë se tashmë mbesat e tij po japin kontribut në këtë fushë. Genc Xhuvani jeton në Tiranë. Shtëpia ku ka jetuar në Elbasan Aleksandër Xhuvani është restauruar së fundi dhe do të përdoret si galeri artesh. Një dhomë do të mbetet muze me sendet personale të gjuhëtarit elbasanas.
Pak fjalë...
Kush ishte Aleksandër Xhuvani
Prof. dr. Aleksandër Xhuvani u lind në Elbasan më 14 mars 1880. Mësimet e para fillore i mori në shkollën greke në qytetin e lindjes. Kishte mësues Tush Pinën që fshehtas u mësonte nxënësve edhe gjuhën shqipe. Mbaroi gjimnazin grek në Cotil të Maqedonisë dhe studimet e larta i kreu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Athinës në vitet 1902-1906. Që kur ishte nxënës e student nisi të shkruajë për gjuhën shqipe. Në gusht të vitit 1906 shkon në Napoli dhe njihet me Luigj Gurakuqin dhe Ismail Qemalin. Me ndihmën e tyre zë punë në kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit. Këtu krahas punës nis veprimtarinë patriotike dhe studimore, shkruan në shtypin e kohës artikuj gjuhësorë, letrarë dhe artistikë, ndonjëherë edhe politikë. Njihet mirë me gjuhën arbëreshe. Pas shpalljes së Kushtetutës së Perandorisë Osmane më 23 korrik 1908 problemi i organizimit të shkollës në gjuhën shqipe del në plan të parë. Më 2-9 shtator 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi hapjen e shkollës Normale. Prof. Aleksandër Xhuvani u thirr si mësues në këtë shkollë. Në këtë kohë ai ju fut punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Shkolla Normale mbyllet pas ekspeditës ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës në verën e vitit 1910. Në këtë kohë Xhuvani largohet për në Kajro ku emërohet redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 dhe A. Xhuvani shkon në Aleksandri ku emërohet si sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”. Kthehet në atdhe pas shpalljes së pavarësisë dhe emërohet drejtor i Normales në vitet 1913-1914 dhe 1917-1920. Në vitin 1918 është iniciator i krijimit të shoqërisë kulturore-letrare “Qarku letrar i Elbasanit”. Në verën e vitit 1920 zgjidhet Kryetar i Kongresit Arsimor të Lushnjës, i cili mori një sërë masash për organizimin e arsimit kombëtar dhe vendime për përcaktimin e terminologjisë shkollore. Gjatë viteve 1920-1922 punon në Këshillin e Epërm Arsimor të Ministrisë së Arsimit. Kthehet drejtor i Normales në vitet 1922-1929. Në vitet e luftës politike të viteve 1921-1924 merr pjesë aktive përkrah forcave demokratike. Në vitin 1929-1933 shkon sërish në Ministrinë e Arsimit dhe pas vitit 1933 deri në vitin 1938 sërish drejton shkollën Normale të Elbasanit. Në këtë vit shkon sërish në Ministrinë e Arsimit, por për ndjenjat patriotike në vitin 1940 u nxor jashtë kuadrit duke mbetur në dispozicion për një kohë të gjatë. Më tej kalon në Inspektorinë Qendrore ku merret me përpilime tekstesh, shqyrtime dhe redaktime. Atributet e tij janë të jashtëzakonshme dhe në gjuhësi