E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiqet, kapet agresori i policeve

Fier - Nje shume i kerkuar per trafik droge me gomone nga Vlora drejt Italise, dhe trafik femrash, eshte kapur pas nje operacioni te befasishem ne Levan te Fierit, ndersa festonte me nje grup shokesh. Dhimitraq Janku, 35 vjec, banues ne Mifol te qytetit bregdetar, u kap pas me shume se nje viti kerkimesh nga policia, ndersa gjashte muaj me pare i kishte shpetuar nje operacioni te uniformave blu, te cilat i qelloi me arme dhe mbeti vete i plagosur. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Fierit, te cilat thane se e mbanin nen vezhgim prej te pakten 2 muajsh te dyshuarin Janku, i cili ishte zhvendosur nga Novosela drejt Fierit, me qellim qe t’i fshihej ndjekjes. Zyrtare te policise thane dje se 35-vjecari cilesohej si person i rrezikshem dhe se per te kishte nje urdher ndalimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda per precedentet e trafikut te droges me gomone nga Vlora drejt Italise dhe se emri i tij figuron ne fashikujt e dosjeve hetimore. Gjithashtu, Janku kerkohej edhe si i dyshuar per trafik te femrave, me qellim prostitucioni. Nderkohe qe gjashte muaj me pare, ne qytetin e Vlores, gjate nje operacioni per kapjen e tij, uniformat blu rane pre e sulmit me arme, por nuk pati te lenduar. Ndersa vete i dyshuari mbeti i plagosur dhe arriti te arratisej.
Xh. B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›