E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alepo bombardohet, Damasku rimerret

Luftime të ashpra kanë vazhduar në Alepo të Sirisë, ku forcat qeveritare kanë përdorur artilerinë dhe aeroplanët për të bombarduar pozicionet rebele.

Një zyrtar i lartë i sigurisë citohet të ketë thënë se ajo që po ndodh tani është vetëm aperitiv, ndërsa kryesorja do të ndodhë më vonë.

Në Damask, forcat e presidentit Bashar al-Asad kanë pohuar se kanë larguar rebelët nga bastioni i tyre i fundit.

Në anën tjetër, ende nuk dihet gjë për fatin e 48 pelegrinëve iranianë, të rrëmbyer të shtunën pranë një vendi të shenjtë shiit në periferi të Damaskut.

Diplomatët iranianë dhe televizioni shtetëror i Sirisë kanë fajësuar grupet e armatosura për kidnapimin.

Kombet e Bashkuara thonë se 19,000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në Siri, 17 muaj më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›