E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet konfirmimi i njohjes nga Etiopia e Togoja

Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do te publikojnë njohjet për Kosovën. Burime të Gazetës Express thonë se ato pritet vetëm ti dërgojnë notat verbale në Prishtinë.

Ndryshe nga herët e tjera, MPJ-ja dhe Zyra e Pacollit nuk flasin publikisht për vendimet e këtyre shteteve. Ndërkohë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Nigeria dhe Uganda e kanë njohur pavarësinë.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën – Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri.

Edhe Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë.

Këto dy shtete afrikane e kanë formalizuar njohjen për Kosovën. Nuk do të vonohen as notat verbale që do të vijnë nga Togoja e Etiopia, ka thënë burime të Expressit.

Njohjet nga Togoja e Etiopia pritet të rrisin numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 93, ndonëse ende mungojnë njohjet formale nga Nigeria dhe Uganda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›