E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alergjia e syve shton pacientët në poliklinikë

Lushnjë-Fier

Ngritja e temperaturave, si dhe ardhja e pranverës ka rritur numrin e vizitave alergjike në Fier e Lushnjë. Mjekët aleorgologë në poliklinikat e qyteteve respektive shprehen se është shtuar disa herë numri i vizitave. “Prej dy javësh ka një shtim në masë të vizitave. Ndërsa java e fundit regjistron edhe numrin më të lartë të tyre. Shumica e pacientëve të shfaqur me alergji gjatë këtij sezoni e kanë pasur atë në sy”, kështu shprehen mjekët.

Shenjat e shfaqjes së alergjisë së syve janë skuqje e tyre, kruajtje, ndjeshmëri e syve ndaj dritës, si dhe lotimi.

Mes disa llojeve të alergjisë kjo e syve është me shqetësuese. Ndërsa gjatë një jave në Lushnjë janë vizituar mbi 100 pacientë me alergji, 70 prej tyre e kanë pasur në sy. Kurse në poliklinikën e Fierit alergjitë kanë çuar deri në 160 vizita të kryera për pesë ditët e fundit. Nga kjo shifër vizitash në Fier, mbi 60% e tyre kanë qenë pikërisht me alergji në sy. Fëmijët dhe moshat mesatare kanë qenë ato që gjatë kësaj pranvere janë prekur prej alergjive. Përveç një higjiene për sytë dhe për lëkurën, mjekët këshillojnë edhe mbajtjen e syzeve. Ndërkohë që ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shtuar edhe numrin e personave të prekur nga virozat e stinës. Në krahasim me nisjen e stinës së vjeshtës dhe atë të dimrit simptomat e virozës së stinës aktuale janë më të lehta, edhe pse numri i fëmijëve dhe i personave të prekur nga to është i lartë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›