Alergjitë, Pranvera shton numrin e personave të prekur

Pas largimit të virozave gripale, alergjikët janë ata që presin në radhë për të marrë ndihmën e mjekut. Ardhja e pranverës ka rritur rastet e të prekurve nga këto alergji të stinës. Arsyet, thonë alergologët, janë polenet e luleve dhe e bimëve të ndryshme.
Por alergjitë sipas mjekëve vijnë edhe për shkak të pluhurit dhe ndotjes. Mjekja alergologe, Mira Xhixha, pohon se çdo ditë paraqiten dhjetëra qytetarë në poliklinikën nr 3 ndërkohë që risku ëe i madh është për asmatikët.
Simptomat e alegjive të stinës janë tështima, skuqja e syve, rrjedhje të hundëve. Bluzat e bardha thone se problemet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë më evidente në këtë periudhë të cilat shoqërohen edhe me bllokim të hundëve.
Alergologët rekomandojnë që personat t`i drejtohen menjëherë mjekut që në shfaqjen e simptomave të para duke mos çuar në komplikacione të tjera shëndetësore.