E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alergjitë, ja si duhet të ruheni

Alergjitë nga pluhuri përfaqësojnë 75 për qind të alergjive të frymëmarrjes. Prandaj do të shohim se cilat janë disa nga masat që duhet të merrni për të përballuar periudhën e vjeshtës.

Pluhuri, alergjiku numër 1

Nëse alergjitë nga pluhuri janë të pranishme gjatë gjithë vitit, ka periudha kur simptomat janë më të dukshme sidomos në fillim të vjeshtës dhe kjo nuk është e rastësishme. Vjeshta është një periudhë kur rrimë më shumë në shtëpi dhe fillojmë të mbyllin dritaret e mund të ndezim dhe ngrohësit, të gjithë këta faktorë ndikojnë në shtimin e pluhurave.

Simptomat

Shfaqja më e zakonshme është kur kemi gjatë gjithë kohës hundët e zëna. Simptoma pak të këndshme, sidomos kur na sjellin probleme me frymëmarrjen, kur flemë apo edhe dhimbje koke për ditë të tëra. Një situatë e tillë mund të çojë edhe në astmë.

Prandaj, disa masa duhet të merren për ta mënjanuar, atë duke nisur që nga ajrosja e shtëpisë, një veprim që duhet të bëhet edhe kur ditët janë më të freskëta. Është mirë që edhe dyshekun ta zgjidhni sintetik, nuk duhet të jetë me pupla apo prej leshi. Po kështu, është mirë që të lahen rregullisht dhe perdet e mbulesat.

Mos harroni që pluhuri qëndron dhe në ushqime. Po kështu, nëse mbani kafshë në shtëpi, është mirë që mos t’i fusni në dhomën e gjumit dhe aq më pak të mbani bimë të gjelbra, ku është vendi i preferuar i pluhurave.

Sipas mjekëve, këshillohet që të kryhet një test më parë për të kuptuar nëse jeni alergjik apo jo dhe më pas të zgjidhni vendin se ku do të jetoni, në përshtatje me kushtet tuaja shëndetësore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›