E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faktorët e rrezikut që shkaktojnë kancerin e gjirit

Gratë që kanë një përqindje më të ulët të vitaminës D, janë më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit

Gjatë viteve ‘90 nisi një studim, ku morën pjesë rreth 100 mijë gra, të lindura mes viteve 1925-1950, dhe ato do të ndiqeshin gjatë gjithë studimit për të kuptuar se cilat ishin rreziqet e kancerit dhe ato të sëmundjeve kronike. 20 vjet më pas, Prof .Françoise Clavel-Chapelon (Inserm) ka bërë të mundur zbulimin e shumë faktorëve kyç që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Në kuadër të këtij studimi, këto gra janë ndjekur falë një pyetësori, të cilin e plotësojnë një herë në dy vjet dhe 25 mijë gra do t’i nënshtrohen marrjes së gjakut për të gjetur elementë biologjikë apo dhe për të studiuar shkaqet gjenetike.

Ky studim ka si qëllim të shohë lidhjen mes gjendjes shëndetësore, mënyrës së jetesës dhe disa karakteristikave biologjike. Studimi ka lejuar që të identifikohen më mirë trajtimet hormonale të menopauzës, të cilat janë më shumë të lidhura me rreziqet e kancerit të gjirit. Së fundmi është vënë re se gratë që kanë një përqindje të ulët vitamine D, janë më të rrezikuara që të preken nga ky kancer. Studimet kanë vënë në dukje se një faktor mbrojtës është ndjekja e një regjimi mesdhetar. Po kështu një tjetër element, siç janë acidet e ngopura që mund të gjenden tek ëmbëlsirat industriale, është shfaqur si një nga shkaqet. Sipas mjekëve, plakja e disa nga grave që kanë qenë pjesë e studimit, iu lejon atyre që të bëjnë një lidhje mes elementëve konjitivë dhe mënyrës së jetesës.

Te gratë me gjene që kanë predispozitë të preken nga kanceri i gjirit, heqja e gjirit është një mënyrë për të ulur rreziqet. Në fakt, gratë që kanë trashëguar një mutacion të gjenit BRCA1 apo BRCA2, kanë një rrezik më të lartë që të preken nga kanceri i gjirit apo i mitrës. Për të vlerësuar efektin e parandalimit nëpërmjet kirurgjisë, shkencëtarët janë marrë me studimin e 2 482 grave, të cilat i kishin këto mutacione gjenetike. Pjesa më e madhe e tyre i është nënshtruar heqjes së të dy gjinjve, të tjera heqjes së mitrës. Rezultati tregoi se shumica e grave që hoqën gjirin nuk patën probleme me kancerin edhe për tri vitet në vazhdim. Sipas mjekëve, është interesante të shihet nëse heqja e gjirit në rastet e një predispozite gjenetike sjell një ulje të prekjes nga kanceri, që mund të pasohet nga një vdekje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›