Alergjitë vijnë nga stomaku
25/01/2005 Përdorimi i tepërt i antibiotikut, shkatërron florën e stomakut, duke ulur imunitetin te fëmijët
Nga alergjitë, që shkojnë deri në astmë para 10 viteve vuanin 2.6-4.4 për qind e popullsisë në Shqipëri, Rumani, Gjeorgji, Greqi dhe në Rusi, aktualisht kjo shifër po shkon në 10 për qind për vendet e Evropës. Studiuesit thonë se shkaku kryesor është përdorimi i tepërt i antibiotikut. Dhe në Shqipëri, si në shumë vende të Evropës Lindore, antibiotiku është përdorur pa masë te fëmijët. Kjo, pasi ka qenë dhe vazhdon të jetë në disa zona, luftuesi i vetëm dhe i sigurt i sëmundjeve te fëmijët, të cilët për shkak të kushteve të ulëta të jetesës sëmuren shpesh.
Ndryshimet në organizëm dhe sidomos në zorrë, vijnë si pasojë e përdorimeve të shumta të antibotikëve, yndyrnave të shumta që përdorim, fibrave të shumta që fusim në organizëm, mund të jenë të dëmshme për të shkaktuar alergji, që mund të jenë të momentit ose që mund të zgjasin për një periudhë të gjatë kohe. Një ekip amerikan i ngritur për të studiuar gjendjen e brendshme të organizmit dhe situatën e alergjisë, ka nxjerrë si rezultat të kërkimeve të tyre, se përdorimi i shumtë i antibiotikëve shkakton një zhvillim të menjëhershëm të alergjisë. Studimet kanë treguar se një virus i quajtur mikroflora, që qëndron në muret e deudenit, është përgjegjësi kryesor dhe më i rrezikshmi, për mosstabilitetin e sistemit imunitar dhe përballimin e alergjive. Ndryshimet e mikroflorës në zorrë shqetësojnë dhe ngacmojnë qëndrueshmërinë e sistemit imunitar. Për të testuar hipotezat e ndryshme të sëmundjes, duhen të paktën pesë ditë studimi në laborator. Me ndihmën e antibiotikëve dhe sidomos me vitaminën C, që mund të jetë një nga medikamentet që mund ta shkatërrojë bakterien e zorrëve, më pas ndiqet nga një kurë intensive orale e përbërë nga maja kandita albikans. Ndikimi i kësaj kure në zorrë, është e njëjtë me efektin e një medikamenti. Pasi ndalohen mjekimi përdoret ovalbrum, një ilaç eksperimental kundër alergjisë i bazuar në përbërjen e të bardhës së vezës. Përdorimi i kësaj masë te minjtë eksperimentues, ka pasur një lloj ndjeshmërie që nuk e shkaktojnë antibiotikët. Rezultati konfirmon eksperimentet e shumta që janë bërë, ku kërkimet kanë përdorur një nënlloj të ndryshëm në laboratorin e minjve dhe një lloj tjetër të antialergjik, në vend të ovalbuminës. Ky zbulim që është publikuar në gusht, ka qenë një nga studimet e para që ka trajtuar mikroflorën si një përgjigje të alergjisë në mushkëri. Dhe kjo bënë të mundur që mikroflora e zorrës, të jetë çelësi i balancimit të imunitetit, që ndryshon kompozimin e mikroflorës në zorrë që kafshët që janë të predispozuar të kanë vështirësi në frymëmarrje nga alergjia dhe kjo alergji shumë shpejt mund të dëmtojë mushkëritë. Në dekadat e fundit, astma dhe alergjia janë shtuar shumë në Evropë, me një mesatare prej 10% të fëmijëve, vuajnë nga simptomat astmatike. Por në Evropën Perëndimore raporti i simptomave është 10 herë më i lartë se në vendet Lindore. Për vitet 1995-1996, International Study of Asthma and Allergies in Childhood (ISAAC), kanë gjetur një përhapje të simptomave të astmës te fëmijët e moshës 13-14 vjeç në 2.6-4.4% të popullsisë në Shqipëri, Rumani, Gjeorgji, Greqi dhe në Rusi. Shumë studime mendojnë se mbeturinat depozitohen në mushkëri, por në të kundërt mendohet se ato depozitohen në zorrë. Kur qelizat imunitare janë në kontakt me alergjinë e ngadaltë, më pas interaksioni zhvillohet dhe kalohet në mushkëri. Kërkimet theksojnë se dietat e ndryshme dhe marrja e antibiotikëve, ngrënia e sheqernave dhe e ushqimeve yndyrore, mund të shkaktojnë mbetjet e ndryshme në organizëm. Një kurë e vogël antibotikësh nuk mund të shkaktojë alergji. Por, nëse merren antibiotik gjatë periudhës së dietës, që konsiston në bukë të bardhë dhe ushqime të skuqura, nuk mund të mbahet në balancë mikroflora, por shtohen akoma më shumë mbeturinat. Nëse frymëmarrja juaj është e mbushur me mukozë gjatë kësaj periudhe, studimet tregojnë se jeni më të prirur ndaj shqetësimeve të organizmit. Studiuesit janë duke planifikuar për të kërkuar nëse ndryshimet gjatë dietës te minjtë eksperimentues me mikroflora në zorrë dhe do të ndryshojnë përgjigjet e imunitetit alergjik me të njëjtën mënyrë si me antibiotik. Dhe gjithashtu do të studiohet se si kjo shtesë probiotike mund të ndikojë në balancimin mikrobial.