E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kallzon përdhunuesin, arrestohet si bashkëpunëtore

25/01/2005  E mbante si të dashur, por në disa raste e përdorte për të shtënë në dorë vajza të tjera. M.P, edhe pse ka akuzuar të pandehurin Eldon Hima për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, nuk i ka shpëtuar prangave të policisë.

Seanca

Në seancën e sigurimit të provës, M ka hedhur një lumë akuzash kundër Eldon Himës, ndërsa ky i fundit ka bërë kundërshtimet e tij. Hima i ka thënë Prokurorisë se, me vajzën që pretendon se është përdhunuar, ka patur marrëdhënie të rregullta. Ka qenë e mitura ajo që i është bindur urdhërave të Himës, për ta lidhur me femra të tjera. Jo vetëm kaq, por i pandehuri, i arrestuar që prej disa javësh, kryente marrëdhënie në grup. Ai qëndronte në një lokal dhe kur shihte ndonjë femër që e njihte shoqja e tij, dërgonte këtë të fundit për t'i mbushur mendjen.

Karemi

Të gjitha vajzave u thuhej e njëjta gjë, "ejani të pijmë një kafe me mikun tim, sepse ka dëshirë t'u njohë si shoqet e mia". Me këtë parullë, vajzat kapeshin në grep. Eldon Hima, pasi i jepte ndonjë gjë për të pirë, i detyronte të shkonin me to. Bashkëpunëtorja ka qenë në disa raste dëshmitare e përdhunimit të shoqeve të saj nga Hima. Por, edhe pasi ka bërë kallëzim për Himën, ajo është paditur nga një prej vajzave të përdhunuara. Emri i vajzës që ka bërë kallëzimin nuk bëhet i ditur. Pothuajse të gjitha shoqet e saj kanë qenë të mitura dhe tërhiqeshin lehtë për një kafe.

Arresti

Tani vajza e dëmtuar është edhe e paditur. Ndodhet në burg, pasi ka marrë masën e arrestit pa afat. Familja e saj ka marrë avokat mbrojtës Pelivan Luçin, i cili pretendon se klientja e tij nuk ka gisht me përdhunimin e vajzave të tjera. Kundër të dashurës është hedhur edhe Eldon Hima. Ai ka kërkuar një seancë tjetër për ballafaqim me Marsela Pjetërgjokën. Ndërkohë që para gjyqtares Enkela Bajo, vajza e mitur është shprehur se, është përdhunuar në mënyrë shtazarake nga i pandehuri Hima. Të njëjtën gjë, sipas të dëmtuarës, i pandehuri ka bërë edhe me një numër vajzash të tjera, emrat e të cilave do të dalin para gjykatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›