Si të legalizoni vilat dhe pallatet pa leje

25/01/2005
Dokumentacioni dhe pagesat që duhet të kryeni derisa ndërtesa të bëhet e ligjshme
Në Tiranë vazhdon të ketë jo vetëm vila pa leje, por edhe pallate të tëra pa leje. Njerëzit kanë paguar lekët për të blerë apartamentin, por nuk mund ta hipotekojnë dot, për ta patur të tyren, pasi pallati i tyre nuk figuron gjëkundi. E megjithëse pa leje, pallati, apo shtëpia, është ngritur. Nuk bëhet fjalë për zonat informale, por për pallatet dhe shtëpitë pa leje të ngritura, aty-këtu. Dokumenti i parë që kërkohet është vërtetimi i pronësisë. Më pas, urbanisti i bashkisë përgatit gen-planin dhe më pas plotësohen të dhënat mbi rrjetin inxhinierik, rrugë, kanalizime, ujësjellës, rrjet telefonik, elektrik etj. Zakonisht, firmat kanë shkelur një nga këto kushte urbanistike dhe nuk kanë marrë leje ndërtimi, por ndërtimin e vilës, apo pallatit e kanë përfunduar. Për të bërë gen-planin në Bashki, paguan 40 lekë për metër katror. Pasi është bërë dorëzimi i dosjes dhe kontrolli i saj nga specialisti përkatës pranë kësaj drejtorie, do të bëhet kontrolli në terren i projektit. Në këtë moment do të bëhet pagesa për kontrollin e objektit në Bashki. Për objekte nën tre kate kjo pagesë është 8 000 lekë. Ndërsa për objekte mbi 3 kate është 8 000 lekë plus 1 000 lekë për çdo kat shtesë. Ndërkohë dosja plotësohet dhe me të tjera elemente teknike, të dhënat e të cilave i jep firma ndërtuese, apo pronari. Mbas miratimit të legalizimit nga KRRT, dosja plotësohet me preventimin nga inxhinieri, ku shënohet vlerësimi tekniko–ekonomik nga një inxhinier i licensuar në këtë fushë, duke respektuar koston dysheme. Kjo kosto është 30 deri 84 lekë për metër katror, përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Preventimi bëhet në tre kopje origjinale.
Dokumentacioni teknik dhe juridik që duhet të përmbajë kërkesa për legalizim
Legalizohen ato ndërtime, të cilat janë ndërtuar para tetorit 1998 dhe të ndërtuara mbi tokën private.
1. Vërtetimi i pronësisë së truallit nga hipoteka dhe harta treguese provizore. Ky vërtetim të jetë i tre muajve të fundit dhe origjinal.
2. Origjina e pronës si më poshtë: - Vendimi i komisionit të kthimit të pronave.
- Dhurim
- Akt trashëgimie
- Kontratë shit–blerje.
Kjo të jetë e fotokopjuar dhe e noterizuar.
3. Gen-plan i azhornuar me gjendjen faktike, i konfirmuar nga Sektori i Kadastrës Urbane. Ky gen-plan del me vulë të Bashkisë, kundrejt tarifës 40 lekë/m2.
4. Formulari Nr.3/1, i cili bashkë me një fotokopje të gen-planit (pika 3) do të pasqyrohet lidhja e objektit me infrastrukturën ekzistuese si: rrugë, kanalizime, rrjeti elektrik, telefoni, ujësjellësi, higjienë, mbrojtja kundra zjarrit dhe mjedisi.
5. Projekti i ndërtesës ekzistuese Arkitektonik dhe Konstruktiv të firmosur nga projektuesit (arkitekt, konstruktor) në tre kopje i cili të përmbajë:
- Plan-vendosja e objektit të ndërtuar ku të evidentohen konturi i ndërtimit, distancat nga kufiri i pronës dhe nga pronat e kufitarëve.
- Planimetritë e të gjitha kateve.
- Dy prerje të ndërtesës.
- Katër pamje.
- Plani i themeleve
- Prerjet e themeleve.
- Plani i strukturave horizontale.
- Armimi trarë, kollona, soletë me gjithë prerjet e nevojshme.
6. Liçensat e arkitektit dhe konstruktorit, të fotokopjuar dhe noteruar.
7. Relacion teknik i konstruksionit, origjinal dhe në tre kopje, ku të përfshihet: skema, tipi i themelit, tipi i konstruksionit mbajtës si dhe tipi i strukturave horizontale.
8. Dokumentet fotografik (297x210 mm)i ndërtimit, ku të përfshihen të gjitha fasadat. Fotografia të bëhet në ditët që futet dosja.
9. Fotomontazh për objektet mbi 3 kate.
10. Të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinierike nga persona të licensuar.
11. Për objekte mbi 8 kate edhe studimi sizmologjik.
12. Kontratë noteriale me firmën ndërtuese, e cila ka ndërtuar objektin.
13. Licensa e firmës ndërtuese e fotokopjuar dhe noteruar.
14. Deklaratë noteriale nga kufitarët për rastet kur kufiri i pronës është kallkan ose kur distancat urbane janë shkelur.
15. Pasi është bërë dorëzimi i dosjes dhe kontrolli i saj nga specialisti përkatës pranë kësaj Drejtorie, do të bëhet kontrolli në terren i projektit. Në këtë moment do të bëhet pagesa për kontrollin e objektit në Bashki.
• për objekte nën tre kate kjo pagesë është 8 000 lekë. Ndërsa për objekte mbi 3 kate është 8 000 lekë plus 1 000 lekë për çdo kat shtesë.
Mbas miratimit të legalizimit nga KRRT dosja plotësohet:
1 Preventivi në tre kopje nga inxhinieri zbatues.
2 Vlerësimi tekniko–ekonomik nga një inxhinier i licensuar në këtë fushë, duke respektuar koston dysheme (aktualisht 30,84 lekë/m2) përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, në tre kopje origjinale.
3. Licensa e fotokopjuar dhe e noteruar e vlerësuesit.
Si merret leja e shfrytëzimit
Është marrë leja e ndërtimit, leja për shesh ndërtimi është ngritur dhe ndërtesa, por Bashkia nuk jep lejen e shfrytëzimit. Kjo, pasi gjatë rrugës janë shkelur disa kondicione. Kjo pasi në dosje rezulton negativ, ose nuk gjendet relacioni i supervizorit, aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit, apo dhe akt-kolaudimi nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimit që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë (spostim rrjeti) dhe shkarkimit të rrjetit të KUZ (spostim rrjeti) sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje. Duhen një sërë dokumentesh për të ligjëruar një ndërtim dhe më pas për ta hipotekuar.
Kërkesat për dhënien e lejes së shfrytëzimit
Kërkesa për për leje shfrytëzimi bëhet nga investitori ose subjekti ndërtues dhe shoqërohet me dokumentacionin e poshtëshënuar:
• Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4
• Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit, ku të reflektohen të gjitha ndryshimet e bëra në projektin e miratuar. (Të evidentohen shkeljet nëse ka dhe si janë plotësuar punimet e maskuara).
• Liçensa e kolaudatorit.
• Relacion i supervizorit mbi zbatimin e objektit
• Liçensa e supervizorit
• Liçensa e drejtuesit teknik
• Vendimi i KRRT-së për shesh ndërtimi.
• Vendimi i KRRT-së për leje ndërtimi.
• Formularët për shesh dhe leje ndërtimi.
• Gen-plani i aprovuar sipas lejes së ndërtimit.
• Projekti i aprovuar nga Bashkia me vulat përkatëse. (Plani i katit të bodrumit, Plani i katit përdhes, Planet e katit tip, Plani i tarracës, Prerjet dhe Pamjet e objektit).
• Liçensat e projektuesve. (Arkitekt, konstruktor).
• Aktet e kontrollit për fazat e ndërtimit të objektit.
(Akti i piketimit, Akti i kontrollit të 0.00, Akti i kontrollit të karabinasë, Akti i kontrollit të sistemimit)
• Akt-marrëveshja midis firmës ndërtuese dhe pronarit të truallit.
• Akt-kolaudimi nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimit që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë (spostim rrjeti) dhe shkarkimit të rrjetit të KUZ (spostim rrjeti) sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje.
• Proces-verbal nga KESH sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.
• Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave të hedhjes se mbeturinave.
• Deklarata e pastërtisë nga Inspektoriati i Mjedisit.
• Situacioni përfundimtar i punimeve të kryera.
• Vërtetim nga Tatim-Taksat, sipas të cilit vërtetohet se subjekti ndërtues i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj tatim-taksave.