E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, priten perjashtime ne ekip

Humbja e fundit 0-1 me Teuten pritet te shoqerohet me masa konkrete ne kampin elbasanas. E vetmja fitore bindese ne keto shtate jave per ekipin e drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ka qene ajo e arritur ne Vlore, perballe Flamurtarit. Ne stadiumin "Ruzhdi Bishuta" Elbasani, qe prej fillimit te kampionatit nuk ka zhvilluar asnje ndeshje te mire. Humbja e fundit me Teuten i vuri "kapak" problemeve te brendshme tek elbasanasit. "Do te kete pastrime," - ka paralajmeruar trajneri Mirel Josa pas humbjes, por tifozet e Elbasanit kane kontestuar edhe trajnerin pas ndeshjes. Sidoqofte, kryebashkiaku i Elbasanit, Sejdini dhe presidenti i klubit, Laze, pritet te analizojne ecurine dhe sidomos humbjen e fundit, per te marre masat e duhura. Disa lojtare mund te perjashtohen nga ekipi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›