E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alex Ferguson do të dorëhiqet në fund të sezonit, Mourinho tek United?

fergiiiSir Alex Ferguson do të japë dorëheqjen si menaxher i Manchester United në fund të sezonit, pas 26 vitesh në krye të klubit anglez të futbollit.

BBC-ja raporton se Scot, 71 vjeç, ka fituar 38 trofe që nga marrja përsipër e skuadrës nga Ron Atkinson më 6 nëntor 1986, duke përfshirë titullin e Premier League këtë sezon.

“Vendimi për të dalë në pension është diçka që e kam menduar gjatë. Kjo është koha e duhur”,- tha Ferguson. Jose Mourinho raportohet si favorit për të marrë përsipër rolin e Ferguson-it, me David Moyes Evertonit dhe Jurgen Klopp të Borussia Dortmund-it që janë gjithashtu në garë.

Ferguson është i bindur se pasardhësi i tij do të marrë përsipër një klub në shëndet të mirë. ”Çka ishte e rëndësishme për mua, ishte për të lënë një organizatë në formën më të fortë të mundshme dhe unë besoj se e kam bërë këtë”,- tha ai.

Puna e tij përfshin 13 tituj, dy Champions League, pesë Kupat e FA dhe pesë Kupa League. Ferguson është menaxheri më i suksesshëm në historinë e lojes britanike.

Ai i është nënshtruar një operacioni në verë dhe që mund të ketë shkaktuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen.
Megjithatë Ferguson nuk dha asnjë shenjë se ai ishte duke menduar mbi të ardhmen e tij të dielën kundër Chelsea-t.

Ish-menaxheri Wigan Paul Jewell lavdëroi aftësinë e Fergusonit për t’u marrë me presionet që vijnë me menaxhimin e United.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›