Berisha: Rama duhej të kandidonte në Tiranë. Koçua në Vlorë, e pafalshme
Vlorë- Kryeministri Sali Berisha ka bërë sot përurimin e impjanitit të ujërave të ndotura në Orikum, ndërsa nuk ka kursyer edhe komentet lidhur me listat zgjedhore.
Sipas shefit të qeverisë kryesocialisti Edi Rama duhet të kandidonte në Tiranë dhe jo në Vlorë, ndërsa ka kundërshtuar ashpër kandidimin në këtë zonë edhe të Koço Kokëdhimës.
Kryetari ka selinë në Tiranë, duhej të kandidonte në Tiranë, por unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të PS-së. Në Vlorë nuk erdhi Rama, erdhi Koçua. Një gjë iu them, t’ju sjellë Koçon është e pafalshme,- tha Berisha.
Më tej kryeministri ka thënë se Kokëdhima ka mbushur Himarën me pallate, ndërsa u shpreh se ai i detyrohet bashkisë së Tiranës me miliona euro.
Pas këtij akltivitet shefi i ekzekutivit u vendos në një fabrikë fasone, ku u shpreh se gjatë katër viteve që vinë, qeveria e tij do të bëjë akoma dhe më shumë për zhvillimin e biznesit. Ai ka ironizuar premtimet e socialistëve për ulje taksash, duke thënë se skema që ata premtojnë sjell rritje dhe jo ulje të taksave. Më tej ai ka thënë se edhe pse Orikumi është një zonë turistike, nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të pritur sa më shumë turistë.
Akoma ska ujë 24 orë, akoma ska kanalizime të ujrave të zeza. Do lartësojmë Orikumin. Industria nga njëra anë, turizmi nga anat tjetër e bëjnë Vlorën një nga zonat me kapacitete më të mëdha punëdhënëse,- tha Berisha.
Të votojmë për ta ardhme evropiane, për standardet që realizoni me duart tuaja sepse me këto standarte ne paraqitemi para kombeve të tjera. Si një komb i zhvilluar, i mençur,- vijoi ai.