Kapshticë, emigrantët kalojnë natën në kufi: Ka ardhur koha të lëmë pasaportën shqiptare
KAPASHTICË- Një natë e vështirë ka qenë ajo e mbrëmjes së kaluar për qindra emigrantë shqiptarë në Kapshticë të cilët janë detyruar të kalojnë natën jashtë, në pritje për të hyrë në Greqi.
Kamera e "News 24" ka ndjekur nga afër situatën në mesnatë, ku sikurse duket edhe në pamje burra, gra, pleq e fëmijë kanë qëndruar në radhë për orë të tëra në kufi, ndërsa pala greke punonte vetëm me dy sportele. Situata behej edhe më e rëndë kur dhjetëra fëmijë flinin në automjete.
Emigrantët të lodhur nga orët e gjata të pritjes janë revoltuar së tepërmi, ndërsa kanë fajësuar shtetin shqiptar për indiferecën, në një kohë kur pala greke ka kthyer bllokimin e emigrantëve në kufi në një taktikë të përvitshme.
"Ka ardhur koha të lëmë pasaportën shqiptare, se nuk ja vlen më. Një shtet që na torturon dhe nuk ndihmon shtetasit e vet. Fëmijët e sëmurë po flenë në automjete, ne po gdhihemi këtu. Ta harrojë politika që ne të vijmë më në Shqipëri",- tha një emigrant.
Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme me homologet grekë në Kapshtice pas riparimit te defektit për shtim të numrit të sporteleve, por pavarësisht kësaj pala greke ka vijuar punën vetëm me dy të tilla, ndërkohë që pala shqiptare punonte me 6 sportele në dalje. Situata në këtë pikë të kalimit kufitar është normalizuar në orët e para të së mërkurës ndërsa radhët arrijnë në 3 km.
(e.m/BalkanWeb)