E Diel, 1 Nëntor 2026

Alexander Arvizu: Berisha e Nishani garantët e pavarësisë së institucioneve

18-08-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu ka takuar dje Presidentin e Republikës Bujar Nishanin, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe kreun e PS-së Edi Rama, të cilëve u prezantoi zevendesambasadorin e SHBA-ve, Henry V. Jardine. Në përfundim të takimit me kryesocialistin, Arvizu rikonfirmoi gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar për marrëdhënie të forta institucionale me SHBA. Gjithashtu ai theksoi se mirëpret ndryshimet në drejtimin e SHISH-it dhe garantoi vazhdimin e bashkëpunimit institucional

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu në Tiranë, ka rikonfrimuar dje gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar për marrëdhënie të forta institucionale me SHBA, si dhe për pavarësinë e institucioneve. Këtë Ambasadori amerikan e bëri të ditur për mediat, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, ndërsa më herët kishte pasur takime edhe me Presidentin e Republikës Bujar Nishanin, si dhe me Kryemistrin Sali Berisha, të cilëve gjithashtu u prezantoi zevendesambasadorin e SHBA-ve, Henry V. Jardine.
Pjesë e deklarimeve të Ambasadorit Arvizu, ishin edhe qëndrimet e tij për zgjedhjen e kreut të ri të SHISH, referendumin për heqjen e imunitetit, dhe mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Për sa i përket zgjehdjes së kreut të SHISH, Arvizu theksoi se nuk ka rëndësi emri që udhëheq këtë institucion, por mënyra sesi ai e realizon detyrën, siç i shkon përshtat edhe Shqipërisë si një anëtare e NATO-s.
“Ndryshimi është diçka e mirë, drejtuesi i një posti publik nuk duhet të qëndrojë gjate në një vend. Do të thosha që gjëja më e rëndësishme tani është të shkojmë përpara. Drejtues të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe kryeministrin Berisha na kanë siguruar se ky bashkëpunim mes SHISH dhe Shërbimeve tona do të vazhdojë dhe ne i  jemi tepër mirënjohës për këtë. Mendoj se kjo është tepër e rëndësishme për marrëdhënien dypalëshe, por edhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë punuar dhe po punojnë fort për të mbajtur këtë marrëdhënie të fortë institucionale ashtu siç janë sot”, u shpreh diplomati amerikan.
Ambasadori Arvizu tha se Kreun e ri të SHISH, Visho Ajazi,  do ta takojë menjëherë pasi të kthehet nga pushimet dhe se drejtori i ri i SHISH duhet të vijojë aktivitetin në mënyrën e duhur.
“Pres të takohem edhe me kreun e ri të SHISH pasi të kthehem nga pushimet. Dhe me aq sa kam dëgjuar ai është ndryshe nga vitet 90-të, nuk bëhet fjalë më për SHIK por për SHISH, sepse sot Shqipëria është anëtarë e NATO dhe është e rëndësishme që drejtori ta udhëheq këtë institucion në një drejtim të ri. Për sa i përket SHBA është e rëndësishme që si institucion të vazhdojë detyrën në mënyrën e duhur që i shkon për shtat Shqipërisë si anëtare e NATO”, u shpreh ambasadori amerikan në vendin tonë.
Lidhur me pyetjen për takimet e zhvilluar më parë me Presidentin Nishani dhe kryeministrin Berisha, ambasadori u shpreh se kryeministri e ka siguruar për vijueshmërinë e marrëdhënieve mes dy palëve.
“E rëndësishme është të ecim përpara. Dhe nga perspektiva e SHBA jemi siguruar nga kryeministri sot dhe nga njerëz të tjerë që marrëdhëniet e forta institucionale me SHBA do të vazhdojnë. Kemi punuar shumë dhe SHBA kanë punuar shumë për të ngritur institucione të forta e marrëdhënie të forta institucionale”, u shpreh Arvizu.
Pyetjes së medias nëse në Shqipëri ka probleme me pavarësinë e institucioneve, ambasadori amerikan u përgjigj se, “mendoj që në çdo demokraci funksionale, është diçka që ndodhë edhe në SHBA të vendosen në poste të tilla njerëz që ka besim, çelësi është tek institucionet, nëse ka një mbikëqyrje të mjaftueshme nga legjislativi, media, gjyqësori. Askush nuk mund ta ndalojë këtë të drejtë për të vendosur njerëz të besuar në pozicione të tilla, por çështja këtu është nëse është në rregull, çështja e kontrollit dhe balancimit të pushteteve”, u shpreh Arvizu.
Arvizu i është përgjigjur edhe pyetjes së medias për referendumin për heqjen e imunitetit, ku theksoi se ka dëgjuar njerëzit që thonë se mund të zhvillohet ky referendum, por nënvizoi se kjo nuk ka lidhje me ligjet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›