Obama mesazh Nishanit për Bajramin: Urimet më të mira për popullin shqiptar

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me rastin e Festës së Fiter Bajramit. Presidenti i një vendi mik të shqiptarëve, të karakterizuar nga raporte të hershme diplomatike dhe të forcuara ndjeshëm pas shembjes së regjimit komunist, vlerëson se muaji i shenjtë i Ramazanit, përpos besimit, përmban edhe anën humane, atë të ndarjes së të mirave.
Nëpërmjet këtij mesazhi Obama në emër të popullit amerikan, uron të gjithë besimtarët myslimanë, që të gëzojnë lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Fiter Bajramit. Presidenti i SHBA-ve, shprehet në telegramin e tij të urimit se festa e Fiter Bajramit shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës. Në këtë drejtim, Obama, në emër të popullit amerikan, uron të gjithë besimtarët myslimanë, që të gëzojnë lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm.
“I dashur zoti President, Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës. Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin!”, thekson Obama në urimin e tij.
Presidenti i një vendi mik të shqiptarëve, të karakterizuar nga raporte të hershme diplomatike dhe të forcuara ndjeshëm pas shembjes së regjimit komunist, vlerëson gjithashtu se muaji i shenjtë i Ramazanit, përpos besimit, përmban edhe anën humane, atë të ndarjes së të mirave.
“Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku! Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!”, thuhet më tej, në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar Kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani me rastin e festës së Fiter Bajramit.