Shfrytëzuan 24- vjeçaren për prostitucion, arrestohen
GJIROKASTER- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi prej Janarit të këtij viti ata shfrytëzonin për prostitucion një 24- vjeçare, e martuar.
Policia tha se në pranga kanë rënë shtetasit, Kasem Deçka, 21 vjeç, Arsid Logli, 29 vjeç dhe Marin Batha, 20 vjeç.
Të tre këta shtetas, nën kërcënimin e armëve të ftohta shfrytëzonin për prostitucion, prej muajsh shtetasen, D.R, kundrejt një pagesë prej 1 mijë lek të reja për çdo person.
Gjatë kësaj kohe shtetasja D.R nuk kishte bërë denoncim nga frika, ndërsa një ditë më parë ajo ka bërë denoncimin, ku policia ka bërë edhe shoqërimin e tre të rinjve.
Policia tha gjithashtu se ka parandaluar një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, pasi e 24- vjeçarja e shfrytëzuar për prostitucion, kishte njoftuar gjithashtu vëllain dhe bashkëshortin e saj.
Ky i fundit ishte pajisur me një sopatë, dhe po priste tre të rinjtë në pritë, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.