Alfa Giulietta, automjeti italian do të debutojë në Gjenevë
Fotografitë e reja të automjetit të ri të Alfas, Giulietta, janë paraqitur në faqe të dedikuara zyrtare dhe ato për herë të parë tregojnë enterierin e trashëguesit të modelit 147. Giulietta, e cila fillimisht është quajtur Milano, në shitje do të dalë vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm, pas debutimit zyrtar në panairin e automjeteve në Gjenevë. Një prej pikave të forta të automjetit kompakt nga Milano gjithsesi do të jetë dizajni tërheqës, e për enterier mund të themi se duket një prej më të mirëve që kemi parë më herët në këtë klasë. Kompakti italian në fillim do të ketë katër motorë, dy me benzinë - 1.4 Multiair me katër cilindra dhe 140 e 170 kuaj fuqi si dhe dy me naftë 1.6 JTDM me 105 dhe 2.0 JTDM me 170 kuaj fuqi. Ky automjet pritet me mjaft kuriozitet, për t’u krahasuar me modelet e tjera paraardhëse të gjigantit Alfa.
Motion Kepler Motors
Modeli me njësi të limituara, i punuar me dorë
Panairi i automjeteve në Dubai ka shërbyer si ekspoze për paraqitjen e automjetin të ri të Kepler Motors, modelit Motion. Bëhet fjalë për një automjet hibrid prej 800 kuajsh fuqi.
Kepler Motion vihet në lëvizje nga motori hibrid në të katër boshtet. Më saktësisht, boshtet e prapme i sjell motori i Ford bi-turbo prej 545 KF, derisa për lëvizjen e boshtit të përparmë është bërë përgjegjës elektromotori me fuqi prej 255 KF.
Në Kepler Motors pohojnë se ky automjet me dy ulëse mund të arrijë shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë për vetëm 2.5 sekonda derisa maksimalja është më e madhe se 325 km/h. Ky automjet supozohet të jetë ndërtuar dhe dizajnuar “nga themeli”, e për punë në të janë përzgjedhur ekspertët më të mëdhenj. Motion do të prodhohet vetëm në pesëdhjetë njësi dhe secili prej tyre do të punohet me dorë.
XO-3
Laptopi ultra i hollë nga OLPC
Projekti One Laptop Per Child (OLPC) vazhdon, e dizajnuesi Yves Behar ka krijuar konceptin e laptopit XO-3 të planifikuar për vitin 2012. Koncepti i shfaqur me fotografi duket një kompjuter shumë tërheqës, i cili tani për tani ka performanca të paimagjinueshme. Përmendim ekranin e dimensioneve 21.6 cm x 28 cm dhe procesor të taktit punues prej 8 GHz. Udhëheqësi i projektit OLPC ka konfirmuar se XO-3 është në plan, por në vitin 2012, e deri atëherë planifikon të ofrojë edhe dy kompjutera. I pari është XO-1.5, i cili duhet të shfaqet në muajin janar të vitit 2010 me çmim prej 200 dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për përditësimin e laptopit aktual, derisa procesorin e AMD-së do të zëvendësojë ai i kompanisë VIA dhe do të shtohet mundësia e përshpejtimit 3D dhe dekodimi i video materiale me definicion të lartë (HD). Kapaciteti i memories punuese dhe memories flash e cila shërben si disk i fortë do të katërfishohet.
Samsung N150 e NB30
Dy modelet identike me cilësi të lartë
Edhe pse nuk ka informacione zyrtare, janë bërë të ditura disa informacione në lidhje me dy laptopët e Samsung, të bazuar në procesorët e ri të Intel Atom N450 me takt punues prej 1.66 GHz.
Sipas specifikave ata janë pothuajse identikë dhe do të vijnë me ekranet 10.1 inçësh me rezolucion prej 1.024 x 600 pikselash, do të kanë një gigabajt memorie punuese, grafikë të Intelit GMA 3150 dhe disqe klasike me 160 gigabajt. Kohëzgjatja e baterisë në modelin N150 është shtatë orë, e në atë N30 gjysmë ore më pak. Laptopët vijnë me lexues të integruar për tri lloje të kartelave të memories dhe sistemin operativ Ëindoës 7 Starter. Çmimi i pritur i modelit NB30 për tregun amerikan është 400 dollarë, e modeli N150 rreth 370 dollarë.
26 Dhjetor 2009