Alfabeti që shkatërrohet dhe alfabeti ideologjik që s’po forcohet
E majta e Ramës dhe e Gjinushit në Shqipëri njëzetekatër orë kërkojnë zhurmshëm, mbushin mediat me shkrime, deklarata, ankesa, kërcënime dhe sheshet me qytetarë për të kërkuar hapjen e kutive të 28 qershorit të vitit 2009! Për të drejtën e tyre, Ramës dhe Gjinushit për të mbetur faktor në politikë dhe justifikues të humbjes “me padrejtësi”! Duan të shohin qoftë edhe një votë në kuti se cili emër apo subjekt partiak është rrumbullakësuar apo vënë një iks! Qoftë edhe një votë e vetme duam që ta shohim, janë çirrjet! Vota për pushtet është shumë e vlefshme sepse me këta soj politikanësh nuk është privilegj dhe nder, siç deklarohen! Është pushtet për hedonizëm dhe para! Të njëjtit, nuk pranojnë, reagojnë egërsisht dhe me kërcënime për hapjen e kutive të “etërve, gjyshërve dhe të tyret” pasi janë të sigurt se do gjenden listat e zeza me ngjyrë kuqe nga gjaku i shqiptarëve oponent, reaksionar, ballist, revizionist! Nga gjaku i atyre që ishin shkolluar në perëndim sepse për pushtetin partizan sillnin erëra antilindje, antikomuniste, antihumaniste, revizioniste, kapitaliste! Këto erëra të huaja i zëvendësuan me erërat “vendase” ideologjike ndikuese sovjetike-bolshevike-komuniste! Arti, kultura dhe letërsia si socrealizëm ishin në shërbim të atyre politikave të kohës moniste “jo të ndikuara nga jashtë” por nga internacionalizmi proletar, nga Bashkimi Sovjetik (vetë Rusia) dhe Kina që vriste, burgoste, internonte,dhunonte për deshqiptarizimin e shqiptarëve dhe krijimin e superioritetit ndaj kosovarëve jugosllavë (shqiptarëve të Kosovës në veçanti, dhe të shqiptarëve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë)! Qëndrimi prej revolucionarësh ndaj shqiptarëve të Kosovës reaksioniste ka krijuar inferioritetin e shqiptarëve të Shqipërisë në shkallë nënçmimi! Vlerësohen, vetëm shqiptarët ideologjikë që vazhdojnë ende ta duan “xhaxhin”! Jugosllavët, si vëllezër të kohës ideologjike edhe sot shqiptohen nga prizmi i inferioritetit pasi çmohen për kontributin e dhënë në krijimin jo vetëm të partisë por edhe të sigurimit me metodat më famëkeqe! Ishin revolucionarë në krye me Titon që ideologjikisht edhe sot i thurin lavde për pasurinë që u sollën shqiptarëve të Kosovës! Pakkush ka dëgjuar për Goli Otokun, Metush Krasniqin, Kadri Kusarin e të tjerët, më herët për Gjon Serreçin, Marie Shllakun e të tjerët! Këta nuk njihen nga e majta sot në Shqipëri dhe harrohen nga shqiptarët tjerë politikan në gjeografinë tjetër shqipfolësë pasi liderët vuajnë për liderizëm! A nuk është totalitarizëm?! Shqiptarët, kudo në shtrirjet e tyre gjeografike Ditën e Flamurit e kremtuan politikisht të përçarë! Në Kosovë mungon Vlora për të kristalizuar dallimet, por ishte varri i komandantit legjendar Adem Jashari që ndante ish ushtarakët e lirisë që kanë partitë e tyre të krijuara pas lufte dha tani janë lider partie!
“Bota sot”