Dëshmitari Nazim Bllaca “Merrja urdhra nga SHIK-u për ekzekutime”
Autori i Lajmit: Redaksia
PRISHTINE-Vrasje, shantazhe, rrahje, rrëmbime me urdhër të SHIK-ut të Kosovës. “Kam punuar për strukturat e SHIK-ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet”, ka thënë Bllaca, dëshmitari që ka tronditur Prishtinën dhe ndërkombëtarët.. Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se i janë ofruar edhe shuma të mëdha parash, prej 400 mijë deri në 600 mijë euro, vetëm e vetëm që të mos i bëjë publike këto informata.
Dëshmitari i CD-së së përfolur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci, të dielën ka folur për media, ku ka deklaruar se në kjo CD, e cila nuk ka të bëjë me periudhën e luftës dhe, sipas tij, i qartëson disa gjëra.
Pas rastit të deklaratave të bëra para Kuvendit të Kosovës, nga deputeti i LDD-së Gani Geci, i cili akuzoi kabinetin qeveritar dhe strukturat e PDK-së për urdhrat e dhëna, sipas tij, që të vritej Adem Salihaj, Agim Veliu dhe disa persona të tjerë. Dje gjatë një konference me gazetarë ky i fundit ka shpërndarë CD-në me video incizimin e dëshmitarit Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh të komunës së Lipjanit dhe i ka njoftuar gazetarët se ku mund të takohen me dëshmitarin e kësaj CD-je, i cili është takuar me gazetarë afër Kuvendit të Kosovës.
Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, komuna e Lipjanit, i lindur më 1977, ka thënë se që nga viti 1995 deri më 1998 ka punuar në arsim, ndërsa në vitin 1998 iu është bashkëngjitur radhëve të UÇK-së, në zonën e Pashtrikut, deri më 12 qershor viti 1999, ndërsa pas kësaj kohe ka deklaruar se ka qenë i angazhuar në strukturat e SHIK-ut.
Në një prononcim për mediat, Bllaca ka folur se cili ka qenë motivi që pas sa kohësh të dalë publikisht me këtë dëshmi, duke thënë është bazuar në organet e mirëfillta të EULEX-it është shtyrë që të dalë publikisht me këtë dëshmi dhe këtë video-incizim.
Sipas tij CD-ja e cila është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nuk ka të bëjë me periudhën e luftës, dhe sipas tij CD-ja i qartëson disa gjëra të cilat janë manipuluar në adresën e tij.
“Është e vërtetë që bëhet fjalë për vrasje dhe për vrasje në nivel të Kosovës, jo në nivel komunal sjam tu fol, ato që i ka përmendur Ganiu ato edhe qëndrojnë do të thotë flitet për Agim Veliun e të tjerë. Nuk kem lidhje ne, por normal që jemi në këtë strukturë dhe normal që jemi autor të vrasjes, e cila mbetet për prokurorin e EULEX-it, sepse është në dijeni Prokuroria e EULEX-it për këtë”, tha ai.
Ai ka deklaruar se është personi i parë në Kosovë që dal pas lufte haptas, ndërsa nuk është prononcuar për Policinë e Kosovës për këtë çështje.
“Unë jam personi i parë në Kosovë që dal pas lufte haptas. Kanë qenë tek unë, premten dhe të shtunën, mirëpo unë nuk jam prononcuar para SHPK-së, nuk e kam që nuk ju besoj ka edhe aty djem të mirë, por kjo nuk është, në EULEX e kam dorëzuar CD dhe audion. Sçon peshë ajo”,ka thënë Bllaca.
Në listën e përfolur ai tha se bëhet fjalë për 17 vrasje, tentim-vrasje, kërcënime, rrahje e të tjera, në të cilat ka marrë pjesë ai dhe me tre rekrutues të tjerë, të cilët edhe ata janë të njohur, kurse pohoi se ka kryer edhe vetë vrasje, duke mos dashur të bëjë të ditur identitetin e personit të vrarë, pasi me këtë çështje është duke u marrë EULEX-i.
Ndërsa, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se policia është e gatshme të veprojë dhe të reagojë kur prokuroria të lëshojë urdhrin për çfarëdo që të jetë.
Zëdhënësi i Policisë të Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Kosovapress përmes telefonit se Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarrë hapat e saj të nevojshëm që nga fillimi i sulmit të shtëpisë në fshatin Ribar i Madh.
“Policia ka hetuar pjesën e saj është duke punuar në pjesën e saj, dhe duke shikuar motivet e sulmit ndaj shtëpisë së personit kosovar –shqiptar, e cila është sulmuar”, ka theksuar ai.
Për sa i përket CD-së së shpërndarë për gazetarët nga deputetët Adem Salihaj dhe Gani Geci, Kelani tha se policia nuk i komenton komentet e subjekteve politike dhe të asnjë personi politik, duke e kryer punën e saj në bazë të legjislacionit.
Ndërsa në lidhje me atë se pse nuk është arrestuar ende personi i cili ka dalë publikisht para medieve, Kelani tha se policia është e gatshme të veprojë dhe të reagojë në bazë të urdhrave të prokurorisë.
“Rasti deri më tani është nën hetime të Prokurorisë së EULEX-it dhe është në partneritet të plotë me EULEX-in, dhe pret komentet dhe urdhëresën të veprojmë në bazë të urdhëresave”, ka theksuar ai.
Ky lajm është publikuar: 30/11/2009