E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alfred Bualoti: Reduktimi i buxhetit rrezikon Festivalin e Butrintit

Drejtori artistik i festivalit pohon se mungon mbështetja financiare për këtë eveniment teatror

Festivali i teatrit antik në Butrint do të rezervojë për publikun kryevepra teatrore edhe këtë vit në edicionin e tij të 11, (17-23 korrik). Këto vepra mbajnë firmën e regjisorëve të njohur të skenave europiane. Romeo dhe Zhuljeta

pritet të jetë një nga muzikalët më të bukur me një kastë prej 70 aktorësh e figurantësh. Në një intervistë dhënë për gazetën drejtori i festivalit Alfred Bualoti, pohon se gjashtë shfaqjet e këtij festivali përbëjnë një nga programet më të mira në 11 vite në skenën e tij teatrore. Janë shfaqje të mëdha antike, si Elektra, Ëndrra e një nate vere dhe emra të njohur regjisorësh si Alexandër Morfov, Slobodan Unkovski apo Mihai Maniutiu që do të vijnë para publikut në ditët e muajit korrik në Butrint. Ministria e Kulturës pritet që ta mbështesë festivalin me 9 milionë lekë të reja, 3 milionë më shumë se vitin e kaluar, por Alfred Bualoti, drejtori i festivalit, shprehet se një pjesë do të investohet për ringritjen e skenës së re, por sërish ajo nuk është e mjaftueshme për një eveniment të tillë teatror. Mbështetja apo ndihma financiare që duhet të japi shteti duhet të jetë e pangurueshme. Festivali i Butrintit duhet të ketë një vend të veçantë, sepse Festivali i Butrintit është një festival me përmasa të mëdha, kështu që buxheti duhet të jetë në kohën e duhur dhe sa më shpejt, sepse sapo mbaron edicioni ne fillojmë kontaktet me trupat për edicionin e ardhshëm, sepse të gjitha kanë axhendat e tyre, premierat të gjitha kanë kalendarin e tyre, pohon Bualoti. E ndërkohë që në vijim të kësaj interviste ai na zbulon dhe të tjera detaje rreth edicionit të 11 të festivalit.

-Festivali i Butrintit mbërrin këtë vit në edicionin e tij të 11. Ju si e konsideroni këtë eveniment teatror?
Festivali i Butrintit është një eveniment teatror me të vërtet i veçantë, që e presin njerëzit, sepse është bërë festivali i traditës dhe ajo që është më interesante dhe më e rëndësishmja, atë nuk e pret vetëm komuniteti vendas, por festivalin e presin edhe trupa të huaja që duan të marrin pjesë në teatrin e Butrintit, sepse ky ka hyrë në rrugë të mbarë dhe është një festivalet serioze europiane të teatrit. Në këtë vit ne kremtojnë edicionin e 11, i cili do të startojë në 17 korrik deri në 23 korrik. Këtë vit janë 6 spektakle, që do të shfaqen në këtë festival dhe kjo është e kushtëzuar edhe nga buxheti, që festivali i Butrintit çdo vit e ka të garantuar, por ka edhe mjaft vonesa, që janë krejt të pajustifikueshme, që shkojnë deri në absurditet për të qenë në kohë me të gjitha parametrat e duhura që ky festival të startojë ashtu siç i takon, jo vetëm atij qyteti, por edhe vetë nivelit të lartë të shfaqjeve që do të prezantohen në Butrint. Festivalet janë bërë jetikë, sepse është vendi jo vetëm që ballafaqohen artistë, por është vendi ku hapen mundësitë të reja, është veni i kontakti, i koncepteve të reja. Në këtë drejtim teatri është bërë një burim rrjedhës lëvizës, që nuk mund të qëndrojë më atje ku ishte, ai i paraprin edhe jetës lëvizëse të përditshme. Në këtë drejtim ashtu siç kjo jetë në të gjitha variantet e saj po ndryshon, po kështu teatri ka filluar të ndryshojë në rikonceptimin e mjeteve të cilat përdor për atë që do ti thotë spektatorit. Prandaj evente të tilla siç janë festivalet, janë vendet ku mezi presin të ballafaqojnë veten e tyre me shkollat e tyre, me konceptin e tyre, dhe po të veprat në vite qoftë ta marra nga antikiteti, qoftë të marra nga dramaturgjia kontemporane, aktorët janë bërë tashmë instrumente të gjithanshëm, që do të thotë aktori vallëzon, aktron, këndon, luan instrument, është një përgatitje e gjithanshme që e kërkon koha, pa të cilat spektakli do të jetë i vakët.

-Cila do të jetë risia e këtij viti në skenën antike teatrore?
Festivali këtë vit ka 2 evenimente të rëndësishme. Ne do të bëjmë në Kalanë e Lëkursit një rikujtesë, dhe do të sjellin në kujtesën tonë 200 vjetorin e lindjes së Shopenit, i cili është shpallur nga UNSCO si Viti i Shopenit. Përmes natës shopeniane, e cili vjen nga vendlindja e tij nga Polonia, krijimtarinë e tij ne do ta sjellim tek publiku nëpërmjet një spektakli me aktrim dhe pantomim. Ku do të ketë kemi edhe të ftuar, që nga ambasadorja e republikës polake në Shqipëri, po edhe shumë personalitete të tjera nga bota e artit dhe kulturës në vendin tonë. Nga ana tjetër, për herë të parë në Festivalin e Butrintit do të kemi një spektakël shumë të madh, ndoshta kemi riskuar pak sepse është shumë numeroz, ku janë 70 artistë që do të marrin pjesë ne këtë muzikal që quhet Romeo dhe Zhuljeta. Ai vjen me një bashkëpunim midis Teatrit Nacional të Bukureshtit dhe Teatrit Nacional të Budapestit, nën regjinë e një regjisori të madh me pseudonimin Kero. Danc, kërcim dhe aktrim, për herë të parë ne sjellim një muzikal me përmasa të tilla, e cila ka shumë spektatorë në botë. Ne do ta sjellim këtë përpara spektatorëve dhe shpresojmë të jetë shfaqja më e madhe ndër vite e festivalit të Butrintit. Po ashtu ne do të shpallim Alexandër Morfov president nderi të festivalit. Ai do të hape festivalin sivjet me Ëndrra e një nate vere, është një trupë e jashtëzakonshme që vjen për herë të parë dhe kjo është një ngjarje e madhe që teatri i Santpetërburgut vjen në Butrint. Morfov ka ardhur 4 herë, sepse e dashuron festivalin e Butrintit.

-E ndërkohë sa artistë pritet të ngjiten këtë vit në edicionin e 11 të festivalit?
Në skenë pritet të ngjiten 210 artistë dhe do të luajnë para publikut, sepse shfaqjet janë numerzoe. Në këto 6 shfaqje, 4 nga regjisorët janë më të shquarit dhe me emër në Europë, që nga Sllobodan Unkovski që vjen nga Shkupi, ku me këta rast do të shohim edhe aktoren e mirënjohur Yllka Mujo me trupën e Teatrit Kombëtar të Shkupit.  Në datat 21 dhe 22 korrik do të kemi dy Elektra. Ka qenë një zgjedhje e qëllimshme, ashtu siç bëmë dy-tri vjet më parë, që sollëm dy Medea për të parë ballafaqimin mes dy koncepteve, dy kulturave dhe dy shkollave teatrore. Kemi prurë një Elektra të teatrit Radu Stanca të Rumanisë, me regji të Mihal Miniutiut, një tekst i ndërtuar mes Sofokliut dhe Euripidit. Elektra tjetër do të jetë ajo e Teatrit tonë Kombëtar, me regji të Adonis Filipit, që do të mbyllë njëkohësisht një tekst shumë interesant mbi Elektrën, muzikë live, nuk ka lidhje me dekorin, do të jetë një shfaqje tingëlluese. Elektra e Teatrit Kombëtar që do të mbyllë festivalin. Elektra rumune dhe ajo shqiptare vjen për të thënë se çfarë do të thotë dy koncepte, çfarë do të thotë 2 shkolla çështë teatri sot në një vështrim nga antikiteti. Në këtë drejtim ne kemi thirrur kujtesën, sepse këtë gjë kemi bërë para 3 vjetësh me dy Medeat, që secila tha fjalën e saj, por Medea angleze sigurisht që ishte krejt e veçantë që mbeti në kujtesën e njerëzve. Gjatë viteve të shkuara ne kemi pasur trupa nga vende të ndryshme të botës. Edhe këtë vit siç shihet ne jemi brenda familjes sonë ballkanike e europiane dhe në fakt ky duhet të ishte një synim, sepse sado që jemi pranë, komunikojmë me njëri-tjetrin, pak e njohim teatrin që kanë vendet e Ballkanit, të Europës Qendrore apo Lindore, por ne kemi qenë shumë të kushtëzuar edhe nga ana ekonomike. Ashtu si thashë dhe më lart ne kishim menduar të sillnim 9 apo 10 trupa, por me buxhetin prej 90 milionë lekësh akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (30 milionë të vjetra më shumë se vjet), e ndërkohë që ndoshta ky buxhet reduktohet dhe më shumë, prandaj dhe ne vendosëm të sillnim shfaqjet më përfaqësuese dhe janë katër emra regjisorësh të mëdhenj këtë vit në Butrint.

-Si e vlerësoni ndihmën nga institucionet shtetërore?
Mbështetja apo ndihma financiare që duhet të japi shteti duhet të jetë e pangurueshme, Festivali i Butrintit duhet të ketë një vend të veçantë, sepse Festivali i Butrintit është një festival me përmasa të madhe, kështu që buxheti duhet të jetë në kohën e duhur dhe sa më shpejt, sepse sapo mbaron edicioni ne fillojmë kontaktet me trupat për edicionin e ardhshëm, sepse të gj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›