ISTAT: Deficiti u ul me 6. 7 për qind
me 114.5 për ind në krahasim me maj 2009. U importuan 41,447 milion lekë mallra me rritje 8.4 për qind në krahasim me prill 2010 dhe rritje 10 për qind në krahasim me maj 2009. Sipas INSTAT deficiti tregtar i këtij muaji është 23,775 milion lekë, duke shënuar një ulje prej 7.6 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 19.2 për qind krahasuar me maj 2009. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian është 62 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 39.8 për qind dhe importi 27.9 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 5.3 për qind dhe importi 10.9 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Gjermani, Greqi, Maqedoni, Turqi, etj, dhe për importin, Gjermani, Itali, Kinë, Spanjë, SHBA, etj. Sipas INSTAT krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që eksporti i grupit Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike u rrit 163 për qind, Ushqime, pije, duhan u rrit 20.5 për qind, Produkte kimike dhe plastike u rrit 17.7 për qind, etj. Ndërsa eksporti i grupit Prodhime druri dhe letre u ul 7.4 për qind, etj. Sipas INSTAT Importi i grupit Lëkurë dhe artikujt prej tyre u rrit 25.1 për qind, Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi u rrit 23.3 për qind, Tekstile dhe këpucë u rrit 16.3 për qind, etj.
BE vendos regjim të ashpër financiar në eurozonë
Pas krizës së borxheve që goditi Greqinë, Bashkimi Evropian ka vendosur sot një disiplinë të re financiare, ku 16 vendet e eurozonës duhet të jenë vigjilent në kufizimin e buxhetit dhe borxhit të tij, pasi në rast të kundërt mund të humbin marrjen e fondeve të reja nga BE. Madje, Komisioni Evropian deklaroi se në rast të shkeljes së rregullave të vendosura përveç humbjes së mundësisë për të marrë fonde nga BE, vendet që nuk e zbatojnë disiplinën e vendosur do të detyrohen edhe të depozitojnë të ardhura pranë fondeve të BE-së. Ky regjim i ri për buxhetin, është një nga përpjekjet e BE-së, për të shmangur një krizë eventuale të borxheve, si ajo që ka pllakosur Greqinë. Tashmë ky propozim i KE-së, po studiohet nga ministrat e Financave të Bashkimit Evropian dhe pritet të miratohet së shpejti. Sipas KE-së, Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar sot se për tre muajt në vazhdim do t'u huazojë bankave tregtare gati 132 miliardë Euro. Sipas ekspertëve shuma e huazuar nga BQE, është më e vogël nga sa pritej, gjë që dëshmon se bankat tregtare të eurozonës kanë likuide më të mira se më parë.